AlbanianSport.com 2710/2018 18:55
ASNN – Në mbrëmje është luajtur edhe takimi i dytë i javës së 10-të të Kategorisë Superiore dhe Flamurtari dhe Teuta nuk mundën të shkëputeshin nga njëra-tjetra në renditje. Ndeshja mes tyre përfundoi në barazim 1-1.
Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht realizoi për Flamurtarin Danilo Alvesh, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të. Epërsia zgjati shumë pak pasi Progni mundi të gjejë barazimin 8 minuta më pas durrsakët.
Për shkak të dëshirës për të gjetur golin e epërsisë, pjesa e dytë solli më shumë agresivitet në fushë me lojtarët e Flamurtarit që shkaktuan shumë ndërhyrje të parregullta dhe për këtë u ndëshkuan me 6 kartonë të verdhë.
Edhe pse ritmi ishte i lartë në këtë 45-minutësh, skuadrat nuk mundën të gjejnë fitoren. Në fakt Flamurtari shënoi në minutën e 94-t, me Torasën, por goli u anulua pasi gjyqtarin pretendoi për një prekje me dorë nga ana e argjentinasit. Më herët u luajt edhe Kamza-Tirana. Edhe kjo ndeshje përfundoi në barazim 1-1.