Ecuria e sezonit të Kategorisë Superiore, faza e parë, një “ruletë ruse” (Video) (I)

Share Button

Kategoria-Superiore-logo

Nga Altin B. Kodra 29.12.2014 13:25

Sezoni i ri, i cili nisi më 23 gusht 2014, ngriti siparin me Tiranën, Flamurtarin, Kukësin dhe Skënderbeun si fituese të takimeve të tyre, ndërsa sfida Laçi-Partizani u mbyll në barazim 1-1. Edhe në javën e dytë, është Tirana që korr fitoren e dytë radhazi, duke mundur minimalisht në kryeqytet Flamurtarin, dhe e ndan kreun me Kukësin dhe Skënderbeun, që gjithashtu fituan edhe këtë javë, ndërsa ajo që ra në sy, ishte fitorja minimale që Apolonia do të korrte në Fier përballë Partizanit, një rezultat ky që i la të kuqtë kryeqytetas në shkallët e fundit të renditjes, me një pikë të vetme pas 180 minutash.

Nga ana tjetër, kjo humbje e 30 gushtit rezultoi të ishte edhe një “bekim i fshehtë” për skuadrën e trajnerit Shpëtim Duro, sepse i dha jetë një vazhde pozitive prej 9 rezultatesh pa humbje, nga të cilat 7 ishin fitore dhe dy barazime, që u ndërpre vetëm thuajse 10 javë më pas, më 8 nëntor, me atë humbje 0-3 në Korçë përballë Skënderbeut vendas. Ky marshim i Partizani nisi në javën e 3-të, kur të kuqtë kryeqytetas fituan 1-0 në Tiranë përballë kampionëve në fuqi, Skënderbeut, i ndihmuar edhe nga frenimi i Kukësit pa gola në Laç dhe i Tiranës në Shkodër 1-1, në takimin që u shoqërua me skena dhune dhe që çoi në ndëshkimin e bardhebluve për t’i luajtur 15 ndeshje pa tifozë, ndërsa kuqeblutë me 10 ndeshje pa tifozë.

Në javën e 4-t, Partizani merr një tjetër fitore minimale, por mjaft të vyer, duke fituar në fund të takimin me Kukësin në fushën e këtij të fundit dhe, duke përfituar nga frenimi pa gola i Skënderbeut në Fier përballë Apolonisë, e kthen betejën për titull në një duel kryeqytetas me Tiranën, që ishte skuadra tjetër e vetme që fitoi në një javë ku 3 ndeshjet e tjera u mbyllën në barazim. Të kuqtë vijojnë të pathyeshëm edhe në javën e 5-të, kur mundën Elbasanin 2-0 në kryeqytet dhe, teksa Tirana u mund në Laç, ndjejnë nga prapa sfidën e Skënderbeut, që fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Kukësit, dhe Flamurtarit, që fitoi me të njëjtat shifra në Elbasan.

Java e 6-të, ruan “status-quo”-në e renditjes, pasi Tirana dhe Partizani ndahen me rrjeta të paprekura në një “Qemal Stafa” të boshatisur, Kukësi fiton minimalisht në Fier ndaj Apolonisë, Flamurtari dhe Laçi ndahen në barazim,Vllaznia fiton në Shkodër ndaj Elbasanit, ndërsa Skënderbeu shtanget në Durrës, duke u mundur 0-2 nga Teuta vendase. Në javën e 7-të, është Kukësi që mund 1-0 në shtëpi Teutën, dhe përfiton më së miri nga barazimet pa gola në duelet e rivaleve Partizani-Flamurtari dhe Skënderbeu-Tirana.

Dueli kryeqytetas i titullit rikthehet në javën e 8-të, kur Tirana mundi 3-1 Kukësin dhe Partizani fitoi 1-0 në Shkodër ndaj Tiranës, ndërsa Flamurtari dhe Skënderbeu shënuan nga një gol dhe ndanë nga një pikë secila në përballjen midis tyre, ndërsa në krahun tjetër, Apolonia i merr një fitore të çmuar Teutës në betejën për mbijetesë. Ky duel vijon edhe në javën e 9-të, që është edhe java e fundit e fazës së parë të Kategorisë Superiore, kur Partizani mund 1-0 Elbasanin, Tirana fiton 1-0 në Durrës ndaj Teutës, ndërsa fitore korrën në fushën e tyre edhe Skënderbeu, Kukësi dhe Laçi.

 

… vijon nesër

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh