ECA dhe UEFA përvijojnë skenaret e vazhdimit të sezonit kontinental

Share Button

AlbanianSport.com 13/04/2020 19:35

ASNN – Teksa kriza e koronavirusit ka nisur të japë shenja të uljes së intensitetit, janë rritur shpresat që sporti, por edhe futbollit, të rikthehet dalëngadalë, edhe pse me kufizime, siç do të ishin stadiumet e boshatisur. Dhe tanimë duket se po konkretizohet edhe ideja se edicioni aktual, i ndërpërë anembanë kontinentit të vjetër në mes të muajtir të shkuar, do të përfundojë në gusht dhe i riu nis në shtator. Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) ka arritur marrëveshje me UEFA-n për të përfunduar edicionin në muajin gusht.

Kështu të paktën ka raportuar të hënën radioja spanjolle, Cadena Ser. Po kështi, raportohet që kampionatet kombëtare të vendeve të Evropës do të përfundojnë para atyre kontinentale të klubeve. Sipas të gjitha gjasave, ndeshjet do të luhen pa shikues në stadiume, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës ndeshjet të luhen në fushë asnjëanëse. Një mundësi tjetër është që në vend të dy ndeshjeve, pra, me vajtje-ardhje, midis skuadrave pjesëmarrëse të luhet vetëm një ndeshje.

Nëse plani për të përfunduar edicionin 2019-2020 në fillim të gushtit realizohet, atëherë edicioni i ardhshëm, 2020-2021 do të fillonte që në shtator. Siç dihet, në Gjermani skuadrat tashmë kanë nisur me stërvitje, por në grupe të vogla lojtarësh. Synimi është që Bundesliga të vazhdojë në muajin maj. Ndërsa kampionatet e tjera të mëdha evropiane nuk kanë ende ndonjë datë se kur mund të vazhdojnë edicionin. Kështu pra, UEFA dhe ECA-ja kanë rënë parimisht dakord rreth vazhdimësisë së këtij sezoni, si në kampionatet vendase ashtu dhe në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës.

Sipas “Cadena SER”, të dyja organizatat janë pajtuar me idenë që ndeshjet e mbetura të kampionateve të zhvillohen gjatë korrikut, ndërsa ato të veprimtarive evropiane të luhen gjatë muajit gusht. Zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura nuk përjashtohet, teksa veprimtaritë e UEFA-s do të modifikoheshin në turin e 16-shes, çerekfinalet dhe gjysmëfinale, pasi nuk do të zhvilloheshin me sfida vajtje-ardhje, por me një përballje të vetme dhe në një fushë asnjanëse, sikurse ndodh me takimet finale. Nëse miratohet ky plan, futbollistët do të shijojnë vetëm 21 ditë pushime gjatë ditëve të fundit të gushtit dhe ditëve të para të shtatorit, para se të nisë sezoni i ri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh