E shtunë pa gola, por Gurishta mbetet pa ndjenja në Shkodër, është në spital

Share Button

Gurishta-demtimi-spital

AlbanianSport.com 27.02.2016 18:00

ASNN – Të shtunën janë luajtur 4 takimet e para të javës së 23-të të Kategorisë Superiore, dhe Kukësi ka mposhtur Flamurtarin 4-0, ndërsa në 3 ndeshjet e tjera, Vllaznia-Laçi, Tërbuni-Partizani dhe Tirana-Teuta, nuk u shënuan gola. Në takimin Vllaznia-Laçi, futbollisti i shkodranëve, Gurishta, është përplasur me shkodranin e laçjanëve, Nimani, duke patur nevojë për ndihmën mjekësore.

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën 4 prej takimeve të javës së saj të 23-të, ndërsa takimi i 5-të luhet të dielën. Tri nga 4 sfidat e së shtunës, që nisën në të njëjtën orën, 13:30, e përkatësisht Vllaznia-Laçi, në Shkodër, Tërbuni-Partizani në Pukë dhe Tirana-Teuta në kryeqytet, u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Në Kukës, skuadra vendase ka fituar thellë, 4-0, ndaj Flamurtarit, në takimin e vetëm ku pati gola. Takimi i fundit i javës së 23-të, është ai i së dielës, midis Bylisit dhe Skënderbeut. Kjo ndeshje, që do të luhet në Stadiumin “Adush Muça” në Ballsh, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00.

Skënderbeu kryeson renditjen me 52 pikë, 3 më tepër sesa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Tirana mban vendin e 3-të me 39 pikë, e ndjekur nga Teuta me 38 dhe Kukësi me 35 pikë. Ndërkohë, në takimin Vllaznia-Laçi, futbollisti i shkodranëve, Erdenis Gurishta, është përplasur me shkodranin e laçjanëve, Nimani, duke patur nevojë për ndihmën mjekësore.

Pas dërgimit në spital, mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, ka dhënë informacion mbi gjendjen e lojtarit, duke thënë se ai është jashtë rrezikut për jetën por duhet pritur në orët në vijim për t’u siguruar. Haxhaja ka thënë se në Spitalin e Shkodrës futbollisti po merr të gjithë kujdesin e duhur shëndetësor dhe, vetëm nëse do të lindë nevoja, do të transportohet drejt Tiranës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh