E marta, dita e udhëtueseve, Paris SG shpartallon Barcelonën 4-1

Share Button

AlbanianSport.com 16/02/2021 23:10

ASNN – Paris SG shpartallon Barcelonën 4-1 në “Kamp Nou”, Liverpuli mund Lajpcigun 2-0. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, është rikthyer në mesjavë me fazën e ndeshjeve me eliminim të drejtpërdrejtë dhe të martën janë luajtur ndeshjet e para të dy prej çifte të para të turit të 16-shes, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Natyrisht, ka spikatur përballja e “Kamp Nout” midis Barcelonës dhe Paris SG-së, aty ku në mungesë të Nejmarit të dëmtuar, duelin me Mesin e ka fituar Kilian Mbape.

Në fakt, parizienët janë rikthyer në arenën e makthit të tyre në 2017-ën, kur Barcelona përmbyste një humbje 0-4, duke fituar 6-1, në atë që ka marrë emërtimin “La Remontada”. Por nuk ka patur të tillë histori të martën, pasi skuadra franceze e ka shpartalluar atë katalane me rezultatin 4-1, duke hedhur kështu një hap drejt vendit në çerekfinale. Ndonëse Mesi e ka kaluar kaluar Barcelonën në epërsi në minutën e 27-të, me një 11-metërsh të saktë, Mbape ka barazuar 5 minuta më pas shifrat për Paris SG-në, që e ka dominuar takimin në përgjithësi.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, por në të dytën, miqtë përmbysin shifrat me anë të Mbapesë, që realizon në minutën e 65-të, ndërsa 5 minuta më vonë, Moise Kin e thellon në 3-1 epërsinë e parisienëve. Dhe, 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, Kilian Mbape do të realizojë edhe golin e 4-t për Paris SG-në dhe të 3-tin personal në këtë takim, duke vulosur kështu një fitore bindëse dhe mjaft të vyer në fushë të huaj ndaj Barcelonës. Në duelin tjetër të së martës edhe Liverpuli ka korrur një fitore në fushë të huaj.

Anglezët kanë mundur Lajpcigun, në një ndeshje që është ndikuar nga kufizimet e udhëtimit për shkak të “Covid-19” në Gjermani dhe, që, për këtë arsye, është zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Teksa 45 minutat e para janë mbyllur me rrjeta të paprekura, kampionia e Anglisë ka shënuar dy herë brenda 5 minutave, fillimisht me anë të Mohamed Salahut në të 53-tën dhe, më pas me anë të Sadio Manesë, në të 58-të, duke marrë kështu një fitore të vyer për ndeshjen e kthimit në fushën e vet. Të mërkurën në mbrëmje luhen takimet e para të dy çifteve të tjera të turit të 16-shes dhe Porto pret Juventusin, ndërsa Sevilja përballet me Borusian e  Dortmundit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh