AlbanianSport.com 03.03.2017 18:45
ASNN – Janë luajtur sot pasdreke dy takimet e para të javës së 24-t të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria Superiore dhe Tirana nuk ka mundur të rikthehet te fitorja as në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Korabit.
Ky takim, që u zhvillua në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, u mbyll në barazim 1-1. Kësisoj, Tirana nuk fiton që prej 18 dhjetorit të vitit të kaluar në Kategorinë Superiore, çka konfirmon krizën e rezultateve të bardhebluve.
6 ndeshje pa fitore në një fazë janë shumë për një skuadër që ka fituar 24 herë titullin “kampion”. Ndërkohë, dy golat e kësaj ndeshje u shënuan brenda 5 minutave. Në të 40-n, shënoi Kaja për Korabin, ndërsa në fundin e pjesës së parë barazoi Edeh.
Një barazim që ndoshta nuk i bën shumë punë Korabit, por të paktën ndikon në moralin e skuadrës, në ndryshim nga Tirana, që përveç pikëve vazhdon të humbasë dhe moralin.
Ndërkohë, në barazim u mbyll edhe ndeshja tjetër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. Por në ndryshim nga takimi Korabi-Tirana, në këtë ndeshje rrjetat mbetën të paprekura. Ndeshja e fundit e së shtunës është ajo që po luhet në Korçë, midis Skënderbeut dhe Teutës.