AlbanianSport.com 19.10.2014 17:05
ASNN – Liqenorët, edhe pse vuajtën gjatë gjithë lojës për të shënuar, golin e fitores e kanë arritur në minutën e 79-të, me anë të kapitenit Pengu. Pogradeci e filloi me mungesa takimin dhe vinte në këtë ndeshje pas humbjes në Lushnjë. Fillimi i shpejtë i liqenorëve pasohet më vonë me atë të miqve. Loja fiton ritëm, por mungojnë gjuajtjet në portë. Presingut të Pogradecit miqtë i përgjigjen me mbrojtje të ngjeshur duke preferuar kundërsulmin.
Por portierët nuk janë vënë në provë deri në minutën e 20-të, ku vendësit realizojnë gjuajtjen e parë me anë të Çekiçit. Duket se ndikojnë mungesa e titullarëve, pasi mungon organizimi për repartin e sulmit. Peqinasit në dy raste arrijnë deri në zonën vendase, por pa konkluduar. Ndaj dhe pjesa e parë ka përfunduar 0-0. Në të dytën gjithçka ka nisur me një gjuajtje të Çekiçit, të cilën portieri Ajazi e grushton. Dy minuta më vonë, Sulkja në zonë nuk arrin të gjuajë saktë.
Tashmë të dy ekipet luajnë më shpejt dhe vihen në kërkim të golit. Minuta e 53-të, Alillari kryhen një aksion individual por gjuan jashtë. Edhe miqtë godasin me anën e Nexhës, por Miraka pret. Më vonë Osmani vendas nuk është i saktë në gjuajtje. Gjuan përsëri Çekiçi, por vendësit e kanë të vështirë të shënojnë. Në një aksion të shpejtë, Pengu nuk gabon kësaj radhe brenda zonës. Shënimi i golit i vë në kërkim edhe miqtë të cilët kërkojnë barazimin, por vendësit përfitojnë edhe nga ndonjë gabim i tyre.
Në përfundim, goli i Pengut merr vlerën e 3 pikëve.
Pogradeci – Shkumbini 1-0
Shënues: Pengu 79’
Pogradeci: Miraka, Pere, Bufasi, Pura, Alillari, Zeqollari (Turshinka 75’), Osmani, Liçkollari (Çerepi 77’), Topllari (Laçka 46’), Çekiçi, Pengu. Trajner: G. Laçka
Shkumbini: Ajazi, E. Lundraxhiu, Turhani, Magani (Sopjani 72’, A. Lundraxhiu 86’), Sulkja, Nexhaq, Kafazi, Kuçi, Lluca, Xhyra, Isai. Trajner: I. Gjyla
Gjyqtarë: I. Myrtaj, Gj. Bori (Shkodër), R. Preça (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Osmani / Kafazi, Isaj
Kartonë të kuq: Osmani / E.Lundraxhiu