Duka: Të mendoja se mund të bëhesha Zv/President i UEFA-s, një utopi (II)

Share Button

AlbanianSport.com 05/02/2024 19:55

ASNN – Presidenti Duka në një rrëfim ndryshe, sfidat, vështirësitë, sukseset & objektivat e së ardhmes në krye të FSHF-së. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një intervistë në televizionin informativ, “News24”, me gazetare Çenkuela Hasa, ku ka rrëfyer përvojën e tij në krye të organizmit që qeveris futbollin shqiptar, sfidat, sukseset dhe objektivat e së ardhmes.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u ndal te vështirësitë që ai ka hasur gjatë këtij rrugëtimi dhe komentoi ndryshimet e mëdha që ka pasur futbolli i meshkujve dhe femrave në vendin tonë. Gjithashtu, Presidenti Duka bëri thirrje edhe njëherë për ligjin e sponsorizimit, që ende nuk është miratuar. Ai tha që duhet të ketë një ligj të sponsorizimit që të ndihmojë sportin në përgjithësi në Shqipëri dhe jo vetëm futbollin.

AlbanianSport.com jua sjell këtë intervistë në 3 pjesë dhe kjo është pjesa e dytë.

 

– Në gjithë këto vite, a ka ndonjë futbollist që ju keni një admirim të veçantë për historinë që ai ka?

– Periudha që unë jam në futboll është relativisht e gjatë dhe simpatia në momente të veçante ka ndodhur shpesh dhe kam pasur shpesh. Por marrëdhënia ime me futbollistët ka qenë gjithmonë e barabartë, me të gjithë. Por duke qenë se është një sport që të jep shumë emocione, më shumë se çdo gjë tjetër në momentin kur një futbollistë bën një gol, ose që të zgjidh një ndeshje, atëherë duke si njeri më i dashur në botë dhe unë nga këto kam patur shumë në moment të veçanta. Por në sjelljen time të përhershme nuk kam patur asnjëherë asnjë dallim me futbollistët. Gjatë gjithë kohës jam munduar t’i respektoj, edhe pasi kanë lënë karrierë në futboll, për t’i treguar që ne jemi një familje dhe jemi gjithmonë në dispozicionin e tyre dhe që e njohim kontributin e tyre dhe do ta njohim përjetësisht. Futbolli është një sport vërtetë i vështirë, është një sport që duhet të sakrifikosh por është shumë i bukur. Çdo sport është i bukur dhe të gjithë njerëzit duhet të merren me sport, sepse në radhë të parë të ndihmon për të përmirësuar jetën, të ndihmon nga pikëpamja shëndetësore, pasi sporti padyshim që të largon nga shumë sëmundje, të largon nga obeziteti dhe të edukon. Kështu që unë them që të gjithë duhet të merren me sport por kryesisht me futboll, sepse futbolli është akoma më i bukur, të edukon frymën e skuadrës, është sport kolektiv dhe në fund të fundit është sporti më i bukur në botë.

 

– Një rëndësi të veçantë FSHF i ka kushtuar edhe futbollit të vajzave, si po shkon?

– Futbolli i vajzave ka filluar relativisht vonë, krahasimisht me Evropën dhe kjo për shumë arsye. Por një nga arsyet kryesore ka qenë mentaliteti, pasi në vendin tonë është konsideruar një sport mashkullor. Ne kemi luftuar shumë me këtë lloj mentaliteti në vitet 2008 -2009 kur ne kemi nisur këtë aktivitet. Kemi filluar me pak skuadra, kemi filluar me kampionat me sistem grumbullimi dhe më vonë kemi ndërtuar edhe ekipet Kombëtare. Akoma mbetet një sfidë e vështirë nuk është shumë e lehtë. Unë mendoj që e kemi fituar luftën me mentalitetin, sot askush nuk mendon që ky është një sport vetëm mashkullor dhe prindërit i mbështesin vajzat për të qenë pjesë e futbollit. Ne kemi bërë shumë projekte dhe vazhdojmë t’i bëjmë për ta bërë masiv futbollin e vajzave, që në shkolla e pastaj në nivelin profesionist. Objekivat tona janë që të dyfishojmë numrin e vajzave që luajnë futboll dhe ne për këtë kontibuojmë shumë. Vazhdojmë ta kemi në qendër të vëmendjes, për ta çuar futbollin e vajzave në nivele të barabarta me atë të djemve. Unë jam shumë i sigurt që një ditë futbolli i vajzave do të jetë me një njëjtin numëri, përkrahje me të njëjtat nivel dhe në fund të fundit me të njëjtin shikueshmëri dhe interes nga publiku.

 

– Ka qenë ambicie personale të bëheni Zv/President i UEFA-s?

– Kur kam filluar si Presidenti i FSHF-së që të mendoja se do të bëhesha Zv.Presidenti i UEFA-s vërtetë ishte utopike. Nuk e kam menduar sepse me të vërtetë kemi qenë në kushte të pabarabarta me të tjerët në ato kohë, por me kalimin e viteve, me zhvillimin e futbollit në Shqipëri, me rezultate, me ndryshimin e infrastrukturës, apo të vetë institucionit, që për mua nëse do ta konsideroja sukses, më i madhi është organizimi dhe konsolidimi i FSHF-së dhe kthimin e saj në një faktor udhëheqës dhe të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në vend. Nga kjo besoj se vjen edhe përfaqësimi i futbollit shqiptar në nivelin evropian. Jo vetëm me mua si anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe Zv/President i UEFA-s, por me një pjesë të madhe të futbollit shqiptar. Kur unë kam filluar si President vendi ynë kishte vetëm një delegat ndeshjeje në atë kohë, ndërsa sot numëron mbi 15 anëtarë të komiteteve të ndryshme, sepse kështu është organizimi i UEFA-s, me komitete për çdo fushë, ku dy drejtohen nga unë, por në të gjitha komitetet kemi përfaqësues nga futbolli shqiptar. Nëse nuk ke zhvillim në vendin tënd është e vështirë që të kërkohesh për të kontribuar në futbollin evropian. Është vlerësim për futbollin, për Federatën, përfaqësimi në nivelin evropian, jo vetëm si Zv/President, por me një pjesë të mirë të administratorëve, të specialistëve dhe të gjyqtarëve shqiptarë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh