Duka: Presim miqësoren tjetër të marsit, me Kosovën jemi një (III)

Share Button

AlbanianSport.com 31/01/2024 22:40

ASNN – Analiza e Presidentit Duka, nga përgatitjet e Euro 2024, miqësoret, e ardhmja e Silvinjos dhe skema e re kampionatit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë në “Euronews Albania”, ku foli për disa tema të ndryshme, kryesisht në lidhje me përgatitjet e ekipit Kombëtar përpara Evropianit “Gjermani 2024”. Kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar komentoi edhe ndeshjet miqësore që do të zhvillojë ekipi kombëtar përpara “Euro 2024”-ës, teksa bëri të ditur se së shpejti do të zbulohet edhe kundërshtari i dytë i Shqipërisë në muajin mars.

Gjithashtu, Presidenti Duka ka folur edhe për biletat e Evropianit, për të ardhmen e trajnerit Silvinjo dhe për marrëdhëniet e mira që ai ka me Presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Përsa i përket futbollit vendas, Presidenti Duka theksoi edhe njëherë besimin që ai ka te formula e re që po aplikohet këtë sezon në Kategorinë Superiore. Gjithashtu ai dha edhe një koment për mundësinë e rikonstruksionit të Stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. AlbanianSport.com jua sjell këtë intervistë në disa pjesë dhe kjo është pjesa e 3-të.

 

– Përveç ndeshjes me Suedinë, a jeni në kontakte me Federata e tjera për të gjetur edhe një tjetër kundërshtarë në muajin mars?

– Ne pothuajse i kemi mbyllur apo jemi drejt konfirmimit për sfidat miqësore në muajin mars dhe në qershor. Është bërë publike ndeshja me Suedinë më 25 mars dhe besoj se brenda 3 apo 4 ditëve do të bëhet publike edhe ndeshja e parë sepse në 25 mars është ndeshja e dytë, ndërsa kjo sfidë do të luhet me 21 ose 22 mars. Gjithashtu edhe miqësoret e qershorit pothuajse janë përcaktuar dhe shumë shpejt do të bëhet publike. Të gjithë ekipet që do të luajnë në Evropian, nuk kërkojnë të luajnë me skuadrat e nivelit që janë në Evropian, apo me skuadra që konsiderohen të nivelit të lartë, por përkundrazi me një nivel vështirësie më të ulët pasi qëllimi është për të mos pasur, jo dëmtim fizik, por psikologjik, për të qenë në një gjendje sa më të mirë shpirtërore dhe të ketë të gjitha mundësitë për të realizuar planet tekniko-taktike që kanë stafet dhe futbollistët. Këto janë specifikat e Evropianit, nuk do të shihni kurrë para turneut ndeshje Spanjë-Gjermani, por do të shihni një ndeshje që është e një niveli ndryshe. Ndeshjet do të luhen jashtë, kjo ka qenë edhe kërkesa e trajnerit për t’u përgatitur dhe për të luajtur jashtë. Gjithashtu edhe ndeshjet e qershorit, sepse ndeshjet do të luhen afër kampit ku do të bëjë përgatitjet ekipi. Nuk kemi përcaktuar ende se ku do t’i bëjmë përgatitjet para Evropianit, besoj do të jemi në Zvicër apo Austri, por në marrëveshjet që kemi bërë me kundërshtarët, ndeshjet do të luhen afër kampit ku do të jetë ekipi.

 

– Marrëdhënia juaj me Presidentin e Federatës të Kosovës, Agim Ademi si është aktualisht? Dhe duke qenë se Kosova nuk ka ende një trajner të Kombëtares, a e keni këshilluar Ademin duke qenë se ju keni një eksperiencë të gjatë në këtë fushë?

– Marrëdhënia ime personale me Agim Ademin është e shkëlqyer, gjithashtu edhe marrëdhënia institucionale me Presidentin e FFK-së është shumë e mirë. Por jo vetëm me Presidentin, por me të gjithë ambientin e futbollit në Kosovë. Ne e kemi patur derën e hapur për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të kontribuojnë për Kombëtaren, këtë e kemi bërë edhe kur Kosova nuk ishte anëtare e UEFA-s dhe nuk kishte një ekip nacional dhe ishte akoma më e domosdoshme. Këtë e bëjmë në përgatitjen e trajnerëve. Kosova sot nuk ka mundësi të bëjë përgatitjen e trajnerëve me licencën UEFA, por e bëjnë në Shqipëri, madje në kuotat e kurseve që ne bëjmë, kemi një kuotë që ja heqim trajnerëve shqiptarë për t’ia ofruar atyre që vijnë nga Kosova. Pra, ne si popull ndihemi një dhe asnjë nga ne nuk ka të drejtën t’i mohojë një shqiptari të luajë për Shqipërinë dhe këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë dhe kjo nuk do të cenojë në asnjë rast marrëdhëniet tona me Kosovën dhe ambientin e futbollit atje. Për të qenë i sinqertë kam diskutuar me Presidentin Agim Ademi, për çështjen e trajnerit të ri të kombëtares së Kosovës, por nuk është se në fund ka marrë mendimet e mia, ka vendosur vetë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh