Duka për “SportItalia”: Asllani, një “Modriç” i vogël, në rrugën e duhur (I)

Share Button

AlbanianSport.com 06/03/2024 17:30

ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani, një Modriç i vogël. Presim Kumbullën, Gjimshiti, një lider.” Dëmtimi që detyroi mesfushorin turk, Hakan Çalhanollu, të mungonte në 3 ndeshjet e fundit të Interit fillimisht i kishte shqetësuar jo pak tifozët zikaltër.

Ndalesa e tij, megjithatë, kishte anën pozitive të medaljes: Kristjan Asllani, i thirrur për ta zëvendësuar, pati shansin të luante si titullar në disa ndeshje delikate, me Leçen, Atalantën dhe Xhenoan, duke dhuruar paraqitje tejet pozitive dhe duke gjetur madje golin të hënën e kaluar, i pari për të në Serie A me fanellën zikaltër.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median italiane “SPORTITALIA” ku ka folur për yllin shqiptar të Interit, si dhe rikthimin në fushë pas dëmtimit të gjatë të Marash Kumbullës dhe lojtarit të preferuar te Gasperinit tek Atalanta, Berat Gjimshiti.

Kjo është pjesa e parë e intervistës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për median italiane në fjalë, që AlbanianSport.com ua sjell në 3 pjesë.

 

– Asllani shënon gol, pas disa paraqitjeve të shkëlqyera, rivalizon me një lojtar si Çalhanollu, por a po e dëshmon tani se është një lojtar i duhur për Interin?

– Fillimisht, dua të them se u gëzova shumë për golin e parë të Asllanit në Serinë A me Interin. Ka punuar shumë për të arritur deri këtu dhe mendoj se e ka merituar plotësisht këtë moment të bukur që po kalon. Aq më tepër që rivalizon me lojtarë të kalibrit të Çalhanollusë në mesfushën e Interit apo yje të tjerë.

 

– A mund të bëhet edhe ai një mesfushor i madh si ata me të cilët luan tek Interi?

– Unë e kam thënë edhe në të kaluarën dhe e përsëris: Kristjani është ende i ri, ai ka potencial të jashtëzakonshëm, aftësi të larta teknike dhe cilësitë e duhura për t’u bërë lojtar i madh. Fakti që tani po shkëlqen me Interin dëshmon qartë se është një talent i madh. Duke parë vazhdimisht rritjen e tij, isha i bindur se në momentin që parë që do t’i jepej mundësia për të treguar vlerat tek Interi, ai do ta shfrytëzonte në maksimum dhe kështu ndodhi.

 

– Cili është objektivi i tij i radhës tashmë?

– Tani shpresoj që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe të luajë sa më shumë, të vazhdojë rritjen dhe sigurisht të jetë në formë për finalet e Evropianit “Gjermani 2024”. Një këshillë kam për të: le ta shijojë këtë moment, por të qëndrojë i përunjur, me këmbë në tokë dhe të punojë akoma më shumë për t’u përmirësuar në çdo aspekt.

 

– Në kontekstin aktual të mesfushës së Interit, a e shihni Asllanin akoma në rritje?

– Kristjani ka një uri dhe vendosmëri të madhe për të arritur majat. Transferimi në moshë të re ne një klub të madh si Interi kishte shumë rreziqe, por ai ia ka dalë të ruajë ekuilibrin e duhur.

 

– Dhe si ia ka dalë mbanë sipas jush?

– Këmbëngulja për të qëndruar tek Interi, ku konkurrenca sidomos në mesfushë është shumë e madhe dhe kur të gjithë mendonin se ai duhet të transferohej në një skuadër tjetër për të fituar më shumë minuta loje, konfirmoi bindjen dhe besimin që ai kishte në aftësitë e veta. Ka treguar durim dhe maturi të madhe, duke punuar shumë, duke mos u demoralizuar dhe duke pritur shanset për të luajtur. Tashmë ka pjekurinë e duhur për të luajtur rregullisht me Interin dhe me paraqitjet e fundit e ka vënë “nën presion” trajnerin Inzaghi. Padyshim, Asllani gëzon një formë të mirë dhe meriton më shumë minuta. Jo më kot unë e kam krahasuar atë me një yll të futbollit…

 

–  Kujt po i referoheni?

– E kam fjalën për Luka Modriçin. Kam bindjen që Asllani do të bëhet lojtar i madh. Objektivi i tij primar është të bëhet titullar tek Interi dhe mendoj se është në rrugën e duhur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh