Duka: Nuk e kisha menduar kaq impenjative, por isha gabuar (I)

Share Button

AlbanianSport.com 05/02/2024 17:10

ASNN – Presidenti Duka në një rrëfim ndryshe, sfidat, vështirësitë,sukseset & objektivat e së ardhmes në krye të FSHF-së. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një intervistë në televizionin informativ, “News24”, me gazetare Çenkuela Hasa, ku ka rrëfyer përvojën e tij në krye të organizmit që qeveris futbollin shqiptar, sfidat, sukseset dhe objektivat e së ardhmes.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u ndal te vështirësitë që ai ka hasur gjatë këtij rrugëtimi dhe komentoi ndryshimet e mëdha që ka pasur futbolli i meshkujve dhe femrave në vendin tonë. Gjithashtu, Presidenti Duka bëri thirrje edhe njëherë për ligjin e sponsorizimit, që ende nuk është miratuar. Ai tha që duhet të ketë një ligj të sponsorizimit që të ndihmojë sportin në përgjithësi në Shqipëri dhe jo vetëm futbollin.

AlbanianSport.com jua sjell këtë intervistë në 3 pjesë dhe kjo është pjesa e parë.

 

– Si është rutina e fillimit të javës për një njeri që ka aq shumë angazhime?

– Faktikisht nuk duket sikur ndryshojnë ditët për mua, janë pothuajse njëlloj nga pikëpamja e ngarkesës. Madje është njëlloj si e hëna dhe e diela nuk ka ndryshime. I vetmi pushim javor është dita e diel në drekë, pastaj pjesa tjetër është e gjitha punë mes biznesit dhe futbollit, mes Federatës dhe bizneseve të mia. Vërtetë shumë i ngarkuar, nga mëngjesi në darkë. Ka shumë miq që më thonë pse bën kaq shumë punë? Në fakt kjo është diçka që më pëlqen.

 

– Si kanë qenë këto vite në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit?

– Koha është relativisht e gjatë, por edhe ndryshimet janë vërtetë shumë të mëdha gjatë kësaj kohe, ndryshimet në futboll, për zhvillimin e futbollit, por edhe ndryshimet personale janë të mëdha. Në ditët e para kur kam ardhur në Federatën e Futbollit kam menduar që është një gjë jo impenjative, kam menduar një gjë që nuk do të më marrë shumë kohë, nuk do të ketë shumë nevojë për mua. Kisha një koncept të gabuar për këtë institucion, por pasi u gjenda në të, pashë që ishte një impenjim i madh, kishte shumë gjëra për të bërë. Besoj se kemi bërë diçka, besoj se jemi shumë më ndryshe se sa ditë e para kur ishim një institucion inekzistent nga pikëpamja organizative, shumë pak prezent edhe me aktivitetet. Në fillimet e mia në vendin tonë bëhej vetëm një aktivitet në Kategorinë e parë dhe një në Kategorinë e dytë me sistem grumbullimi, ndërsa sot ne organizojmë jo vetëm kampionate Kombëtare të gjitha niveleve, por organizojmë edhe Kampionate rajonale për fëmijët, për amatorët, të veteranëve, të vajzave që nuk ekzistonin në atë kohë dhe që është zhvilluar shumë. Për të thënë në numër organizojmë rreth 600 ndeshje në javë. Edhe në përfaqësimin ndërkombëtar të futbollit shqiptar, që jemi në të gjitha nivelet që ka organizime kombëtare në Evropë, apo në eliminatore e Botërorëve, si për femra, ashtu dhe për meshkuj. Pra ndryshimi është i madh, qoftë nga numri i futbollistëve dhe futbollisteve që janë në aktivitet, qoftë nga aktivitetet por edhe nga përfaqësimi dhe nga rezultatet.

 

– Përpara se të vije në krye të Federatës, çfarë lidhje keni patur me futbollin?

– E kam thënë edhe herë të tjera, nuk ka qenë në ambiciet e mia që të bëhem ndonjëherë drejtues i FSHF-së. Në ato vite çdo njeri që merrej me biznes, padyshim që i ofroheshin të gjithë sportet për të siguruar ndonjë mundësi sponsorizimi dhe organizimi. Duke qenë që unë kam filluar bashkë me vëllain tim një biznes që në vitet 1991, ishim le të themi biznesmenët e kohës dhe kishim edhe mundësi për të ndihmuar jo vetëm futbollin por edhe sportet e tjera. Në atë kohë kemi sponsorizuar edhe ekipin e volejbollit të Erzenit, pastaj kemi sponsorizuar edhe futbollin në Shijak dhe Durrës, pra kemi pasur lidhje me sportin në përgjithësi. Duke qenë që kisha goxha marrëdhënie me të gjithë klubet e futbollit në Shqipëri, ma propozuan që të isha një nga kandidatët për President. Në fillim e kam menduar si diçka që nuk do më marrë kaq shumë kohë, sepse realisht nëse do ta dija që do të ishte diçka kaq impenjative nuk e di nëse do të vendosja për ta marrë këtë detyrë dhe angazhim. Lidhja ime me sportin ka qenë gjithë jetën. Gjithë familja ime është familje sportistësh. Babai im ka qenë futbollist dhe trajner futbolli. Vëllai im ka qenë volejbollist për më shumë se sa 20 vite.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh