Duka: I zhgënjyer nga politika, lipsen politika largpamëse, edhe për fushat (II)

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2021 20:10

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” të gazetares Albana Bejko në RTV Ora, ku ka bërë një bilanc të vitit 2020 dhe ka analizuar ngjarjet kryesore të futbollit shqiptare. Kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka folur për epideminë dhe ndikimin që Covid-19-ta pati gjatë këtij viti të vështirë, ndrysa ka bërë edhe një bilanc të Kombëtares dhe ekipeve zinxhir kuqezi.

Gjithashtu, Presidenti Duka ka prekur edhe çështjen e bojkotit të klubeve dhe shpreson akoma që qeveria të ndihmojë sportin, duke plotësuar kërkesat e drejta të komunitetit të futbollit, ndërkohë që sa i përket objektivave ai shprehet se Kombëtarja do të tentojë të arrijë në “play-off”-in e Botërorit 2022 pavarësisht se përballë do të ketë rivalë mjaft të fortë. Në vijim, AlbanianSport.com ju sjell pjesën e dytë të kësaj interviste:

 

– Ndalemi te bojkoti, ka qenë “highlights”-i i këtij viti në futbollin shqiptar. Ishte një lëvizje që u konsiderua edhe si radikale, megjithatë pati deri diku një marrëveshje me qeverinë, u tha se do të ngriheshin grupet e punës dhe do të shihen kërkesat dhe pati njëlloj mirëkuptimi nga ana e qeverisë. Megjithatë nuk shohim të mbahet premtimi. Ndiheni të tradhtuar?

– Jo, në fakt unë e kam thënë qëndrimin tim që në fillim. Kam qenë në mbështetje të kërkesave, madje sporti ka nevojë edhe për më shumë gjëra se sa janë kërkuar aty. Disa nga kërkesat e Ligës janë keqinterpretuar apo keqpërdorur për arsye politike për të thënë që ka apo nuk ka të drejtë Liga. Liga realisht ka kërkesa të drejta. Është bërë një lloj demagogjie me të nga disa personazhe politikë mbase, por në asnjë rast nuk kanë pse mendojnë se i kanë mashtruar përfaqësuesit e sportit apo përfaqësuesit e Ligës, sepse në njëlloj mënyre kanë mashtruar veten e tyre. Sporti nuk është as për përfaqësuesit e Ligës, as për përfaqësuesit e klubeve, por sporti dhe futbolli janë për fëmijët tanë dhe për atë që ne do i lëmë atyre dhe çfarë baze ne do i ndërtojmë atyre për ta parë të ardhmen këtu. Qoftë edhe për këtë pjesë të jetës të rëndësishme për mua në sport. Realisht nuk kemi asnjë reagim pozitiv, me gjithë premtimet që na janë bërë nga qeveria që deri në fund të vitit do kishim të paktën një fond për sportin, që nuk ekziston në Shqipëri. Uroj që në të ardhmen të mendojnë ndryshe. Mos ta mendojnë si një luftë me presidentë apo përfaqësues klubesh, por ta mendojnë si një detyrim për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve që duan të luajnë futboll. Pa pasur një ndryshim, një bazë ligjore të shëndoshë, pa pasur një infrastrukturë të mirë, është shumë e vështirë që të zhvillosh futbollin në nivelet që kërkon viti 2021 apo në nivelet që kërkon dëshira e të gjithë shqiptarëve, të paktën për të luajtur futboll. Kështu që përkrahja e tyre nuk është një përkrahje që kërkon një faturë financiare të pakthyeshme, apo një lëmoshë apo një donacion nga shteti. Jo! Vetëm politikat shtetërore apo investimet për sportin. Të bësh disa fusha futbolli, janë të papërfillshme për buxhetin e shtetit krahasimisht me të gjitha gjërat e tjera, krahasimisht me impaktin që ka se sa fëmijë luajnë futboll. Dhe rikthimi i investimeve në futboll është i padiskutueshëm. Ne këto i kemi edhe të provuara, të studiuara dhe do ta bëjmë edhe publike një studim të ekspertëve më të mirë europianë për këtë çështje. Këto investime kthehen shumë shpejt. Dhe sot, pavarësisht se thuhet se futbolli shqiptar ka një ndikim të vogël, por sot futbolli shqiptar në ekonomi ka një impakt prej 50 milionë euro në vit. Dhe duke pasur një impakt 50 milionë euro në vit unë mendoj që ia vlen të investosh në të, që pas 2-3 vitesh të kesh 150 milionë euro impakt dhe jo 50.

 

– Ndërkohë që pas komunikimit të fundit që keni pasur me kryeministrin Rama ku edhe u vendos nisja e kampionatit, grupet e punës e ngritura realisht kanë punuar? Ka pasur takime të tjera?

– Pas premtimit të fundit që kemi pasur nga kryeministri, të gjitha gjërat janë ndërprerë, nuk na ka dhënë përgjigje askush për të bërë asgjë nga ato që janë premtuar. Jemi përpjekur në mënyra të ndryshme dhe të gjithë drejtuesit e Ligës në njëlloj mënyre na janë rikthyer ne, sepse ne i bëmë thirrje që të rikthehemi në garë sepse qeveria do të ribëjë. Dhe na janë rikthyer në një lloj mënyre si prishës të asaj proteste apo atij programi.

 

– Cilat do të jenë format e reagimit tani? Sepse u përjashtua bojkoti, por u tha se do të ketë një tjetër formë reagimi nga klubet.

– Nuk mendoj se mund të jemi gjithmonë në vesh të shurdhër. Unë uroj që dikush të dëgjojë dhe dikush të reflektojë. Të bashkëpunojmë sa më parë për të mirën e futbollit, për të bërë ato ndryshime ligjore që i kemi thënë shumë herë, të domosdoshme për të ardhmen e sportit në Shqipëri, për të siguruar një infrastrukturë minimale. Ne kemi deklaruar, ka kohë, që të ndërtojmë 100 fusha futbolli në Shqipëri. Dhe kjo nuk do të thotë që të ndërtosh 100 fusha futbolli dhe ne duhet të jemi vendi më i lumtur për futboll, por kjo do t’i jepte një hop të rëndësishëm zhvillimit të futbollit. Edhe po të shohësh, infrastruktura jonë ndër vite ka ardhur në ulje, në vend se të jetë grafiku në rritje dhe për të pasur më shumë, ne e kemi deklaruar këtë projekt, kemi kërkuar të na mbështesë edhe qeveria. Nga i cili të financojmë ne nëpërmjet donatorëve ndërkombëtarë, qeverisë, aplikuesve vendas për të bërë fusha të reja futbolli. Por qeveria e ka refuzuar, kjo nuk do të thotë që ne do ta lëmë me kaq. Atëherë ne do ta financojmë përsëri këtë projekt. Çdo njeri, individ, privat, bashki, klub, çfarëdo që të jetë dëshiron të ndërtojë një fushë futbolli, mund të aplikojë në Federatën e Futbollit dhe ne do të financojmë 50% të atij projekti. Tani, kur një Federatë kaq e vogël, e brishtë, me kaq pak aktivitete mund të financojë një aktivitet të tillë, a nuk mundet edhe qeveria të financonte 30% të këtij projekti? 5% minimumi? Por thjesht vetëm një përgjigje negative.

 

– Ju përmendët 100 fushat dhe në fakt ka pasur disa thumbime në distancë midis jush dhe zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili njihet edhe si një tifoz i futbollit. Nuk e di nëse keni një koment për atë se çfarë ka thënë së fundmi Braçe në lidhje me 100 fushat, janë bërë edhe disa fusha në rrethin që ai përfaqëson dhe u shpreh se nuk na duhet ndihma e Federatës.

– Nuk e kam fjalën për minifusha. Nëse është bërë ndonjë minifushë, mirë është bërë. Por e kam fjalën për fusha natyrale, jo për mua, jo vetëm për djalin e Braçes, por edhe për djalin e Braçes dhe për të gjithë djemtë e tjerë që të luajnë futboll. Nuk ka nevojë as të bëjmë ironi, por le të kontribuojnë dhe të bëjnë fushat. Nuk më intereson më shumë. Të bëhen fushat.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh