Duka-De Biazi, lufta e ftohtë që buron nga selia e Rrugës së Elbasanit

Share Button

Xhovani-De-Biazi-armando-duka-grafik

Nga Adriatik Balla 20.10.2015 16:10

Pyetja që shtrohet në opinionin sportiv shqiptar sot është: a do të jetë Xhovani De Biazi trajner i përfaqësueses edhe pas Evropianit Francë2016? Madje guxohet të shkohet edhe më tej: A ka gjasa që kontrata midis trajnerit dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, të prishet para Evropianit? Të gjitha opsionet janë në tavolinë, por daljet e shpeshta të Dukës në media dhe një qëndrim i ftohtë i tij karshi teknikut që e çoi Shqipërinë në Evropian, paralajmërojnë një prishje të marrëdhënieve midis tyre dhe natyrisht gjasat janë të mëdha të mos kemi rinovim të kontratës.

Për të përforcuar qëndrimin e tij, Duka ka nxjerrë në vijën e parë të sulmit njerëzit e tij të besuar në FSHF, përfshi edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, siç ishte rasti i Fatbardh Jerës, i cili kujtoi se De Biazi para Shqipërisë ishte një trajner që s’e njihte askush. Të gjitha këto zhvillime çojnë në drejtimin që De Biazi nuk pëlqehet më nga Duka dhe zyrtarët e federatës, prandaj po kërkohet që tani një trajner tjetër, një trajner që t’i shkojë fjalën presidentit Duka. Njëshi i FSHF-së konsiderohet sot si Enveri i futbollit shqiptar.

Me qëndrime të tilla “as mish as peshk” dhe me shprehje të tilla si “trajneri s’është asgjë, ne e bëmë të njohur”, nuk shkohet gjëkundi dhe po prishet ëndrra kuqezi për një performancë cilësore në Kampionatin Evropian, ku Shqipëria ka shumë ambicie dhe është e uritur për fitore të reja dhe sukses në rang ndërkombëtar. Meritat e De Biazit në gjetjen, seleksionimin dhe harmonizimin e lojtarëve të ekipit kombëtar janë të padiskutueshme, për to janë shprehur edhe trajnerët e shquar të futbollit tonë dhe De Biazi gëzon në radhët e sportdashësve shqiptarë më shumë respekt se sa Duka dhe sejmenët e tij në federatë.

De Biazi ka arritur një objektiv që s’e kishim më parë, ka afruar shumë lojtarë që i japin skuadrës vazhdimësi dhe ka krijuar profilin e një ekipi që di të përballet si i barabartë me skuadrat e mëdha të kontinentit. Ky është fakt, kurse justifikimi i zyrtarëve me në krye Dukën se De Biazi është i shtrenjtë e kërkon shumë, është vetëm fshehje nga e vërteta, pasi deri më tani De Biazi nuk ka thënë zyrtarisht se si do të operojë në lidhje me kontratën e tij pa u mbyllur më parë “Euro 2016”. Ai nuk ka bërë publike ndonjë shifër konkrete (përveçse një fraze humoristike me 2-3 mln euro, e cila s’ka lidhje me uljen në tavolinën e bisedimeve), madje De Biazi ka refuzuar të diskutojë për kontratën pa u luajtur Evropiani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh