Adriatik Balla 03.07.2015 15:30
Trajneri i Hamburgut, Bruno Labadia, e ka ftuar në ekipin e parë talentin kosovar, Dren Feka. Mesfushori shqiptar me tipare mbrojtëse, përgatitjet për sezonin e ri do t’i kryejë me Hamburgun, ndërsa në sezonin e ri pritet të debutojë edhe në Bundesligë.
Dreni është vetëm 17 vjeç, derisa është pjesë e skuadrës gjermane prej disa vitesh. Vushtrriasi, i cili së fundi ka luajtur me ekipin e Nën-19-vjeçarëve të Hamburgut, ka pasur ofertë edhe nga Bajerni i Munihut.
Por ai kishte vendosur t’i mbetej besnik skuadrës ku ka filluar karrierën. Pjesë e Hamburgut është edhe Valon Behrami. Por, ky i fundit sipas gjitha gjasave do të largohet nga ky ekip, pasi nuk arriti ta tregojë veten.