Vetëm një ndeshje e ndante skuadrën italiane për të korrur fitore të përsosur këtu në Shqipëri. Ndeshja e fundit ishte edhe më e vështira, pasi nga ekipi italian ishte radha e Fabricio Trotës, një sportisti të njohur në Itali dhe në Evropë, me shumë përvojë në sportet e dyluftimit, të ndeshej me Arbër Bejkosalën e ekipit shqiptar, për të cilin kjo ishte ndeshja e tij e parë profesioniste.
Bejkosala sulmoi me anë të shqelmave dhe grushtave, duke përdorur avantazhin e tij fizik për të mbajtur larg Trotën. Por kjo nuk mjaftoi, pasi Trota arriti ta mbërthente në një kapje. Edhe pse teknikisht Trota ishte më lart se Bejkosala, ky i fundit përdori të gjithë aftësitë e tij fizike, duke ruajtur qetësinë, që të lirohej nga kapjet e Trotës. Më pas Bejkosala arriti të godiste Trotën, duke bërë që italiani të çahej në zonën e vetullës.
Më tej, mjeku dhe gjyqtari morën vendimin se ndeshja nuk mund të vazhdonte pas këtij dëmtimi të Trotës, duke bërë që Bejkosala të korrte një fitore me “nokaut” teknik, shumë të çmuar si për vete ashtu edhe për Shqipërisë. Por ajo që vlen të theksohet është fakti se, sportistët shqiptarë, me pjesëmarrjen e tyre në këtë turneu, e vendosën Shqipërinë në hartën botërore të veprimtarive të federuara ndërkombëtarisht të MMA-së.