Dosier / Astrit Nurishmi, nga Besa e Kavajës, tek tërheqja vetëm 22 vjeç (IV)

Share Button

Astrit-Nurishmi-Tirana-kampion-1968

Nga Bedri Alimehmeti 22.08.2015 16:45

In memmoriam në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit, që 17 vjeç veshi fanellën bardheblu. AlbanianSport.com ju sjell në disa pjesë këtë dosier dhe sot është pjesa e katërt dhe e fundit e tij.

 

… vijon nga dje

 

Në fundvjeshtën e atij viti, Astriti thirret për të kryer shërbimin ushtarak, çka bëri që për dy vite me radhë ai të kontribuoi në radhët e Besës së Kavajës. Kur u kthye në dhjetor të vitit 1972, Tirana po “notonte” në ujëra të turbullta. Nga ekipi ishin larguar emra të njohur si Frashëri, A. Mema, Ishka, Xhaçka, O. Mema, Bukoviku, Kazanxhiu, Tafaj etj. Ecuria e skuadrës në kampionat linte shumë për të dëshiruar.

Formacioni i skuadrës nuk kishte stabilitetin e duhur dhe rezultatet mungonin. Ndoshta për këtë situatë të vështirë që po përjetonte skuadra, Astrit Nurishmi, që ishte rikthyer plot energji për të kontribuar në gjirin e skuadrës ku u rrit eu formua si futbollist u la jashtë vëmendjes, së stafit teknik. Një moment tejet i vështirë në karrierën e tij sportive, çka e detyroi të kërkonte largimin për t’u aktivizuar me Dinamon.

Por drejtuesit e klubit të asaj kohe nuk ia mundësuan këtë gjë. Gjendur në një situatë të tillë, 22-vjeçari Nurishmi u detyrua t’i thotë lamtumirë përgjithmonë futbollit, sportit të tij të zemrës, kur kishte ende aq forca e energji për të dhënë. Dëshironte shumë, që njëri nga djemtë t’i bëhej futbollist, por edhe kjo dëshirë e zjarrtë nuk iu mundësua. Megjithatë, duhet theksuar se një prej djemve të tij, Lysien Nurishmi, ia ka plotësuar disi amanetin.

Ai është njëri prej zyrtarëve më të spikatur dhe më të palodhur të Federatës Shqiptare të Futbollit. Më 19 gusht 2005, pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, ende i ri në moshë vetëm 55 vjeç, u nda nga jeta për të mbetur i paharruar në zemrat e admiruesve të skuadrës bardheblu, të “Tiranës së Artë” të viteve 60-të pjesëtar dinjitoz i së ciës ishte edhe ai, Astrit Nurishmi.

 

Skeda

Emri:                           Astrit

Mbiemri:                     Nurishmi

Vendlindja:                Tiranë

Datëlindja:                 14 maj 1950

Roli:                            Mesfushor

Numri në fanellë:     2

 

Ekipet ku ka luajtur:

Të rinjtë e Tiranës:   1965-1967

Të rriturit e Tiranës:  1967-1970

Besa e Kavajës:       1970-1972

 

Trofe të fituara:

Dy herë kampion me Tiranën më 1968 dhe në sezonin 1969-1970.

U nda nga jeta: më 19 gusht 2005

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh