Dosier / Astrit Nurishmi, karriera e ndërprerë në shpërthim (I)

Share Button

Astrit-Nurishmi-Ali-Mema-Bardhezi-Tirana

Nga Bedri Alimehmeti 19.08.2015 16:45

In memmoriam në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit, që 17 vjeç veshi fanellën bardheblu. AlbanianSport.com ju sjell në disa pjesë këtë dosier dhe sot është pjesa e parë e tij.

Njëra nga rrugicat e shumta që “derdhet” në rrugën “Fortuzi” është edhe ajo që mban emrin e themeluesit të qytetit të Tiranës, Sulejman Pashë Bargjini. Padyshim ajo është ndër më të vjetrat e qytetit dhe tejet e rëndësishme për nga funksioni që kryen, sepse nëpërmjet saj gjendesh shumë shpejt në qendër të Tiranës. Dhe pikërisht në “zemër” të kësaj rruge ndodhet edhe sot përqendrimi i fisit të njohur tiranas Nurishmi, atje ku më 14 maj 1950 në familjen e Hysen Nurishmit, këtij adhuruesi të skuadrës bardheblu që në kampionatet e parë të “topkëmbës” shqiptare, lindi Astriti.

Dhe aty nëpër gurët e kalldrëmit të kësaj rrugice, ende i njomë, ai rendi së pari pas një topi të vogël prej llastiku (45 lekësh siç i quanin fëmijët e asaj kohe), që kishte prodhuar në ato vite “NISH Goma” e Durrësit. Më pas, me bashkëmoshatarët në oborrin e shkollës 7-vjeçare “10 Korriku” (sot gjimnazi “Sinan Tafaj”), për orë të tëra harroheshin duke luajtur, derisa prindërit të shqetësuar vinin e i merrnin pasditeve vonë. Në Tiranën e asaj kohe luhej pafundësisht futboll, madje kudo nëpër rrugica, sheshe të vegjël midis mëhallave, që kryeqyteti në atë kohë i kishte të shumtë.

E jo vetëm kaq, por dhe në oborret e shkollave dhe sidomos në Pallatin e Pionierëve, që kishte hapur dyert më 1957 dhe rregullisht çdo vit në verë organizonte kampionatet e rrugicave. Dhe pikërisht në këto kampionate spikati për herë të parë mes shokëve Astrit Nurishmi. Ai me shpejtësi ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve të Tiranës, Osman Caslli dhe Osman Reçi. Të dy së bashku merreshin me përgatitjen e moshave të Tiranës   pranë klubit “17 Nëntori”.

Pas kësaj, Astriti me fanellën bardheblu në shtat mori pjesë disa herë nëpër spartakiadat kombëtare të pionierëve duke dëshmuar se bëhej fjalë për një talent, që premtonte shumë. Dhe madje se ishte i tlllë, pa i mbushur të 15-tat, ai u bë pjesëtar i ekipit të të rinjve të Tiranës, që stërvitej nga trajneri i njohur Xhavit Demneri. Madje, duhet thënë se, ishte pikërisht ky trajner, i cili me intuitën e tij të pagabueshme kishte pikasur tek i riu Nurishmi, një mesfushor që do t’i shërbente në të ardhmen skuadrës bardheblu.

 

Skeda

Emri:                           Astrit

Mbiemri:                     Nurishmi

Vendlindja:                Tiranë

Datëlindja:                 14 maj 1950

Roli:                            Mesfushor

Numri në fanellë:     2

 

Ekipet ku ka luajtur:

Të rinjtë e Tiranës:   1965-1967

Të rriturit e Tiranës:  1967-1970

Besa e Kavajës:       1970-1972

 

Trofe të fituara:

Dy herë kampion me Tiranën më 1968 dhe në sezonin 1969-1970.

U nda nga jeta: më 19 gusht 2005

 

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh