AlbanianSport.com 13.11.2015 12:30
ASNN – Presidenti: “Ata që janë të pastër e që nuk kanë përdorur substanca të tilla nuk mund të fajësohen për shkak të një individi. Jemi të gatshëm për bashkëpunim.” Presidenti rus Putin ka marrë pozicion për rastet e dopingut dhe fton të gjithë të mos i fusin të gjithë në të njëjtën “valle”.
“Është e nevojshme të bëjmë një hetim tonin të brendshëm dhe të kemi më shumë bashkëpunim me strukturat ndërkombëtar, – ka deklaruar ai. – Nëse arrijmë në konkluzionin se dikush ka dhunuar rregullat, dënimi duhet të jetë individual dhe jo kolektiv.”
“Është logjike që ai që nuk ka përdorur të tilla substanca nuk duhet të paguajë për shkak të atij që ka dhunuar rregullat. I kërkoj ministrit Mutko dhe të gjithë kolegëve të botës së sportit të jenë më të vëmendshëm në raste të tilla”, – ka përfunduar Presidenti rus, Vladimir Putin.