Dopingu rus, Agjencia vendase kërkon ndërhyrjen e Presidentit Putin

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2019 18:30

ASNN – Sportistët rusë rrezikojnë sërish të pezullohen nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare. Kjo sepse Agjencia e Anti-Dopingut e Rusisë, RUSADA, është duke u marrë në shqyrtim nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut, WADA. Për shkak se në një laborator dopingu në Moskë janë gjetur parregullsi të mëdha, WADA është duke e shqyrtuar rastin. RUSADA ka kërkuar ndëhyrjen e presidentit Putin për zgjidhjen e çështjes.

Shefi i Agjencisë së Anti-Dopingut të Rusisë (RUSADA) i ka bërë thirrje Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë WADA-s një mundësi për të parë edhe njëherë laboratorin e përfshirë në skandalin e drogës, pasi Moska po përballet me një pezullim të ri për arsye të dopingut. Në shtator, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut e hoqi pezullimin për RUSADA-n, duke u  hapur rrugën atletëve rusë të kthehen në konkurrim, në të gjitha sportet.

Pezullimi u hoq në këmbim për një sërë kushtesh, duke përfshirë lehtësimin e këqyrjes në të dhënat e analizave të drogës nga laboratori deri më 31 dhjetor 2018. “Ne jemi në prag të humnerës dhe ju kërkoj të mbroni të tashmen dhe të ardhmen e sportit të pastër, te brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të atletëve,” – shkruante shefi i RUSADA-s, Juri Ganus në një letër të hapur për Putin. Ekspertët e WADA-s udhëtuan për në Rusi javën e shkuar.

Por nuk ishin në gjendje të nxirrnin plotësisht të dhënat nga laboratori anti-doping i Moskës. WADA tha në atë kohë ekipi i saj nuk mund të përfundonte misionin e tij “për shkak të një çështjeje të ngritur nga autoritetet ruse, që pajisjet e ekipit që do të përdoreshin për nxjerrjen e të dhënave, duhet të certifikoheshin sipas ligjit rus”. Ganus tha se nëse RUSADA pezullohet përsëri, atletët rusë nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Dhe Rusia do të humbiste të drejtën për të organizuar ngjarje ndërkombëtare sportive. Ky pezullim i ri do të shuante në njëfarë mënyre suksesin e Botërorit të verës së shkuar, tha ai, duke shtuar se ekipi i tij kishte bërë maksimumin për të fituar “besimin në sistemin antidoping të Rusisë”. “Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më, ajo duhet të zgjidhet urgjentisht”, tha Ganus. Ndërkohë që komisioni i pavarur i shqyrtimit të pajtueshmërisë të WADA-s do të mblidhet më 14 dhe 15 janar 2019, për të parë edhe njëherë çështjen e Rusisë do të shqyrtohet përsëri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh