Dopingu / Ostreni: Testi B është gjysma e A-së, shpresat, thuajse zero

Share Button

ABK-Ostreni-larg

AlbanianSport.com 12.12.2014 18:45

ASNN – Gjasat që testi B i sportistëve shqiptarë, të cilët kanë rezultuar pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara, të provojë të kundërtën janë mjaft të vogla, për të mos thënë që nuk ekzistojnë. Kështu ka deklaruar për AlbanianSport.com shefi i antidopingut në Shqipëri, Mel Ostreni, duke folur në mjediset e laboratorit të antidopingut të vendosur në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve në kryeqytet.
“Shiko, ai që rëndom quhet testi B, është në fakt gjysma e testit A, – shpjegon Ostreni. – Një sportisti që i nënshtrohet testeve antidoping merret një sasi e caktuar urine, që përllogaritet në 100 ml dhe kjo ndahet në dy pjesë, të cilat etiketohen mostra A dhe B. Mostra A i nënshtrohet provave laboratorike dhe jep ato rezultate me të cilat ne jemi njohur në rastin e sportistëve shqiptarë. Mostra B mbahet për një testim të dytë, që njihet gjerësisht si testi B, po që në thelb është e njëjta gjë me A-në.”
“Kjo është edhe arsyeja unë them se gjasat që testi B i sportistëve shqiptarë, të cilët kanë rezultuar pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara, të provojë të kundërtën janë mjaft të vogla, për të mos thënë që nuk ekzistojnë, – ka theksuar Ostreni, i cili është një testues antidopingu me liçencë ndërkombëtare. – Që të dalin të pafajshëm, duhet që të vërtetohet që pajisja që bën analizat të mos ketë funksionuar siç duhet në analizën e parë, gjë të pak gjasa ka të ndodhë.”
Një tjetër version, sipas Ostrenit, është që të bëhet fjalë për substanca që prodhohen na trupi i njeriut dhe që të vërtetohet që trupi i prodhon ato në sasi më të mëdha sesa normalja. “Por kjo hidhet poshtë nga fakti se substancat më të përhapura në këto raste janë produkte farmaceutike, pra, që nuk i prodhon trupi i njeriut, e aq më tepër, në rastin e Romela Begajt, stanozololi është një hormon mashkullor që nuk sesi ta prodhojë trupi i femrës dhe është një produkt sintetik.”
Po çfarë është në fakt “stanozololi”? “Stanozololi, – shpjegon mjeku sportiv shqiptar, – është një hormon sintetik mashkullor. Mund të merret dhe si medikament nga goja, por dhe me injeksione muskulore, ndërsa përgjithësisht jepet për të sëmurët anemik, apo dhe në edemat e trashëguara. Kurse te kafshët, veterinerët e përdorin kryesisht për forcimin e rritjen e muskujve, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, rritjen e dendësisë së kockës, si dhe për hapjen e oreksit të kafshëve.”
“Kjo substancë është e ndaluar në garat sportive, kurse në Amerikë është përdorur kryesisht në garat e kuajve, – ka vijuar Ostreni. – Stanozololi është një hormon të cilin nuk e prodhon trupi i njeriut, por industria farmaceutike për qëllime terapeutike. Është një hormon sintetik mashkullor i ngjashëm me testosteronin, por shumë më i fuqishëm dhe me më pak efekte anësore. Praktikisht përdoret në shëndetësi në shumë fusha, aty ku e kërkon nevoja e pacientit, por jo në sport.”
“Ky hormon bën fryrjen e fibrave muskulare, por edhe i than ato, i shndërron nga të kuqe në të bardha, – ka sqaruar shefi i antidopingut në Shqipëri. – Fibrat e bardha, për dijeninë e lexuesve, janë fibrat e shpejtësisë së madhe, të shpërthimit, kështu që edhe sporti i peshëngritjes futet në këto sporte të quajtura shpërthyes, që nuk zgjasin shumë në kohë, por janë momentale.” Si në rastin e Begajt, ashtu edhe në atë të Daniel Godellit dhe Hysen Pulakut, substanca e ndaluar ka qenë stanozololi.
Para dy ditë, Ostreni pati deklaruar për AlbanianSport.com se përdorimi i substancave të ndaluara nga ana e sportistëve shqiptarë nuk është i rastësishëm apo aksidental, ashtu sikundër edhe substancat më të përhapura në këto raste janë produkte farmaceutike. Rasti më i fundit i Begajt, por edhe Godellit dhe Pulakut, ka rikthyer në vëmendje edhe një herë çështjen e dopingut në sport.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh