Dopingu… Njihuni me sportet & vendet që e përdorin më shumë…

Share Button

AlbanianSport.com 14/05/2019 12:30

ASNN – Dopingu është një armë vrastare në sport. Për sa kohë do të ekzistojë konkurrenca dhe ambicia për të qenë më i miri, gjithmonë do të ketë marifete, apo truke për përdorim substancash që ndikojnë në paraqitjen e sportistit, domethënë në përmirësimin dhe rritjen e shpejtë të rezultateve. Padyshim, dopingu është një njollë e rëndë në sportin modern. Ka vazhdimisht dyshime për rezultatet ekstreme, sidomos rekordet në atletikë, peshëngritje dhe në shumë sporte të tjera.

Testimet janë shtuar në numër dhe kontrollet në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare janë rritur në të gjitha format, por sërish dopingu vijon të njollosë sportin. Madje u arrit deri aty sa atletika ruse të pezullohet e tëra dhe ende është rrugëve të gjykatës me federatën botërore dhe WADA-n. në Rusi kishte një laborator të dopingut, ku sportistët luanin me substancat kimike për të rritur paraqitjen dhe rezultatet dhe për të fshehur gjurmët e përdorimit të dopingut.

“AlbanianSport.com” sjell për lexuesit në këtë rubrikë, emrat e vendeve që e kanë konstatuar më shumë përdorimin e dopingut, por edhe sportet që kanë përqindjen më të lartë të rasteve të kapura, ku vendin e parë e zë peshëngritja, sporti që konsiderohet elitar edhe në Shqipëri e ku ky fenomen ka një histori jo të paktë skandalesh me dopingun. Rivaliteti i superfuqive edhe në sport, ka sjellë që Rusia, SHBA-ja, Kina dhe India të jenë shtëpia e një përdorimi dopingu të niveleve të ndërlikuara e mjaft të vështira për t’u identifikuar.

Në rangun e vendeve që kanë përdorim të konsiderueshëm të dopingut është edhe Italia.

Më poshtë jepen vendet që kanë më së shumti përdorim dopingu gjatë 60 viteve të fundit, ku padyshim, vendet e mëdha dhe me sport të zhvilluar kanë konstatuar edhe përdorimin më të madh në numër e më të sofistikuar të dopingut. Në 60 vitet e fundit, 10 vendet që kanë pasur më shumë raste përdorimi dopingu janë: Rusia (ish-Bashkimi Sovjetik), SHBA, India, Italia, Franca, Britania e Madhe, Spanjë, Australi, Suedia dhe Brazili.

Por në vitet e fundit, renditja ka ndryshuar disi, por jo krejtësisht, pasi vendet e mëdha mbeten brenda listës, thjesht atyre u është shtuar Kina, e cila ka mjaft skandale dopingu. Dhjetëshja me përdorim dopingu më të madh aktualisht është: Rusia, Italia, India, Belgjika, Franca, Turqia, Australia, Kina, Brazili dhe Korea e Jugut. Evitimi i SHBA-së nga kjo dhjetëshe gjatë viteve të fundit tregon efikasitetin e autoriteteve amerikane për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet.

Por ka dhe akuza nga vendet e tjera që SHBA i fsheh rastet e skandaleve të saj të dopingut, madje ka laboratorë të specializuar mjekësorë që përdorin substance pastrimi që e bëjnë evidentimin e përdorimit të dopingut mjaft të vështirë. Sidoqoftë, është fakt evident që vendet e lindjes kanë një masë të shtuar të përdorimit të dopingut dhe disa vende të mëdha si Rusia, Kina, India apo dhe Turqia e Australia, kanë shtim të fenomenit.

Sa u takon sporteve që përdorin më shumë doping, nga analiza në përqindje e bërë për sportet me rastet më të shumta të kapura, evidentohet se peshëngritja është sporti me përqindjen më të lartë të përdorimit të substancave të palejuara. Jo rastësisht, edhe në Shqipëri rastet më të mëdha të përdorimit të dopingut kanë ardhur nga shtanga.

Ka dhe disa elementë që ia vlen të thuhen. Në rangun e gjinisë, 82% e rasteve të dopingut i përkasin meshkujve, kurse 18% femrave. Ndërkohë, 3 kategori sportesh: peshëngritje, çiklizëm dhe atletika përbëjnë 2/3 e rasteve të dopingut dhe kjo është një shifër që ka vlerë domethënëse për analistët dhe specialistët apo dhe hetuesit antidoping të agjencive antidoping në të gjitha vendet.

 

Sportet me më shumë doping:

 

  1. Peshëngritja 2% e rasteve të testuara
  2. Golf 1%
  3. Boksi 1.3%
  4. Mundje                1.2%
  5. Taekundo 1.1%
  6. Atletika 1%
  7. Çiklizmi 1%
  8. Xhudo 0.9%
  9. Qitje 0.9%
  10. Hark 0.8%

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh