Dopingu në Olimpiada, reagon kreu i IOC-së, Bah: Zero tolerancë!

Share Button

Tomas-Bah-flet

AlbanianSport.com 04.08.2015 14:15

ASNN – Gjatë një konference për shtyp në mbyllje të sesionit të 128-të të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të mbajtur në kryeqytetin e Malajzisë, në Kuala Lumpur, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, CIO-s, ka garantuar tolerancë zero ndaj të gjithë atyre që kanë përdorur doping në marrjen e medaljeve. Sipas një hetimi të bërë nga gazeta britanike “Sandej Tajms”, nga rreth 5,000 atletë është zbuluar një “shkallë e jashtëzakonshme e mashtrimit”. Të dhënat i takojnë Federatës Botërore të Atletikës (IAAF).

“Hëpërhë, ne nuk kemi asgjë më shumë se akuzat dhe duhet të respektojmë prezumimin e pafajësisë, – theksoi Bahu. – Nëse do të konstatohen raste që përfshijnë rezultatet në Lojërat Olimpike, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të veprojë me zero tolerancë.” Vetëm dy ditë më parë, doli pretendimi se niveli i mashtrimit në Lojrat Olimpike duhet të jetë alarmues. Ky është përfundimi që del pas publikimit të analizave të gjakut të 5 000 atletëve, pjesëmarrës në Olimpiada dhe Botërorë, që nga viti 2001 deri më sot.

Televizioni gjerman, ARD/VDR dhe gazeta britanike, “Sandej Tajms” informuan se, nga këto analiza besohet që një e treta e medaljeve të fituara nëpër turnetë e mëdhenj në 15 vitet e fundit, në garat e rezistencës, është e dyshimtë. Më shumë se 800 atletë kanë teste gjaku që mund t’i quajnë si marrës të dopingut, ose që minimalisht mund të quhen jonormale, por asnjërit prej këtyre atletëve nuk i është hequr medalja. Dokumentet i përkasin Federatës Botërore të Atletikës, por nuk ishin në dijeni të Agjencisë Botërore të Antidopingut, dhe u nxorrën për mediat nga një njeri i brendshëm.

Presidenti i Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA), Sër Krejg Ridi, i quajti këto dyshime si tepër shqetësuese. Rusia është shteti mbi të cilin bien më shumë dyshime, sipas mediave, pasi sipas tyre, 80 për qind e medaljeve të fituara nga ajo mund të quhen të dyshimta. Kenia vjen pas rusëve, me 18 medalje që mund të jenë fituar në mënyrë mashtruese, ndërsa besohet se 10 medalje të paktën në Lojrat e fundit Olimpike në Londër, duhet të jenë të tilla. Ylli i madh i sportit, Jusein Bolt, ka dalë me analiza gjaku normale, ashtu si edhe atleti i shquar britanik, Mohamed Farah.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh