AlbanianSport.com 10/01/2017 15:15
ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit të Vitali Mutkos. Ish-ministri rus i sportit ka kërkuar heqjen e skualifikimit për jetë të vendosur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Mutko ka qenë i përfshirë për shkak të Relacionit të Mekklarenit, që është pjesë e Agjencisë Botërore të Antidopingut, ndërsa ishte një nga personazhet politike të përfshirë në skandalin shtetëror të dopingut të vendit.