Dopingu / Gjonaj: Sportistët, pa kontroll, pa mjek & pa test para Botërorit

Share Button

Daniel-Godelli-Hysen-Pulaku

AlbanianSport.com 12.12.2014 20:25

Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë këto vitet e fundit, edhe në Botërorin e Kazakistanit delegacioni shqiptar i peshëngritjes nuk ka patur asnjë mjek me vete, i cili është i dosmosdoshëm në evente të tilla, sidomos ato ndërkombëtare. Sikundër raporton “Top Channel”, lidhur me këtë çështje, Vladimir Gjonaj, drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shprehet: “Kjo është kompetencë e Federatës, ajo e gjykon vendin e grumbullimit, trajnerin dhe praninë ose jo të mjekut.”

Në çdo vend evropian, para nisjes në një veprimtari ndërkombëtare, sportistët i nënshtrohen një testi antidoping të bërë nga Komisioni Antidoping i vendit përkatës. Drejtori i Sporteve Gjonaj, i cili është njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit Kombëtar Antidoping, thekson se sportistëve tanë që morën pjesë në Botëror nuk u është bërë asnjë test nga ana e tyre para nisjes në Kazakistan. “Nuk është bërë një test para evenimentit”, – ka thënë ai për median në fjalë.

“Testi duhet kërkuar nga vetë Federata pasi është e vështirë ekonomikisht që të bëjmë teste para çdo aktiviteti”, – ka shpjeguar Drejtori i Sporteve në MAS. Në pjesën më të madhe të vende evropiane, Komisioni Antidoping është një komision i pavaruar. Drejtori Gjonaj thekson se edhe në Shqipëri ky komision është i pavaruar, ndërkohë që në ligjin për sportin thuhet se ky është thjesht një strukturë këshillimore e Ministrisë dhe nuk ka kompetenca ekzekutive.

“Komisioni Antidoping në vendin tonë është totalisht i pavarur, madje në këtë Komision nuk ka më zv/ministra apo drejtorë policish si më parë, – theksoi Gjonaj. – Nuk shoh asnjë lloj varësie pasi nuk kam marrë kurrë asnjë urdhër për t’i thënë Komisionit si të veprojë.” Në fund, Gjonaj i bashkohet deklaratës së KOKSH-it ku thuhet se përdorimi i substancave të ndaluara nga ana e sportistëve të përfshihet në Kodin Penal si një vepër e dënueshme ligjërisht:

“Sportisti, trajneri apo mjeku që tenton të arrijë një rezultat të pamerituar, domethënë të mashtrojë, të parashikohet në Kodin Penal që të dënohet me sanksione si gjobë apo burgim”, – ka përfunduar Vladimir Gjonaj, drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh