Dopingu dhe viti i mbrapshtë i Olimpiadës

Share Button

GjergjVyshka-sexy

Nga Gjergj Vyshka 27.12.2014 14:20

Rastet e peshëngritjes rrezikojnë delegacionin kuqezi që të jetë me numrin më të pakët të sportistëve. Për Shqipërisë, një vit përpara “Rio de Zhaneiro 2016”, të mundshëm janë Luiza Gega e Egzon Shala. Dopingu dhe viti i mbrapshtë i olimpiadës për sportin shqiptar. Një vit përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, për shkak të rasteve të daljes pozitiv të peshëngritësve në Botërorin e Kazakistanit, Shqipëria rrezikon të ketë numrin më të pakët të sportistëve në delegacion. Si rrallëherë, teksa të tjerët anembanë botës kanë nisur që tani të numërojnë të kualifikuarit me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ne sot nuk kemi asnjë.

Jemi krenuar kur që nga Kazakistani i largët, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, na jepte lajmin e mirë se që tani kemi të kualifikuar gjashtë, apo shtatë peshëngritës, pesë meshkuj dhe dy femra. Madje duke ëndërruar që do të kemi përpara Kampionatin Evropian dhe Botëror, ky i fundit në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e menduam se do të kishim delegacionin sportiv më të madh me shumë peshëngritës të kualifikuar me normë. Por… Na mbyti stanozololi dhe për rrjedhojë, teksa Romela Begaj doli pozitive dhe në testin B dhe kur e njëjta gjë pritet dhe në ditët e para të janarit për Godellin dhe Pulakun, gjithnjë në analizën B, atëherë jemi kthyer në kuotën zero.

Sepse, pavarësisht bindjeve të shtangistëve se janë të pafajshëm dhe do të bëjnë gjithçka për të vërtetuar këtë gjë, do të jetë shumë e vështirë që të rikthehemi sërish në shifrën gjashtë, apo shtatë peshëngritës të kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Pasi mirë që këto sportistë do të mund të dënohen minimalisht dy vjet dhe maksimalisht katër vjet, por me kaq shumë raste dopingu për shtangën nuk dihet seç dimër tjetër vjen nga prapa. Pasi peshëngritja shqiptare me të gjitha rastet e dopingut rrezikon të përjashtohet për disa vite, pa thënë që gjoba do të jetë e madhe. E në këto kushte, kur me të “njomin” do të digjet dhe “i thati”, atëherë dhe të tjerët nuk do të jenë as në Evropian e as në Botëror.

E për rrjedhojë nuk do të ketë të kualifikuar me normë nga peshëngritja në Olimpiadë, që deri më sot është cilësuar sportiv elitar në vend. Po çfarë mund të bëhet me disiplinat e tjera? Është e ditur që në lojërat me dorë, në basketboll dhe volejboll, edhe për shkak se jemi në nivelin zero, nuk e ëndërrojmë dot që një ditë të jemi në Olimpiadë. Në atletikë dhe në mundje, ashtu sikurse e pranojnë nën zë dhe një pjesë e mirë e drejtuesve të sportit shqiptar, Shqipëria duhet të shtrëngojë fort Luiza Gegën dhe Egzon Shalën si të vetmit që mund të arrijnë normën e kualifikimit. Pranohet si një kandidat i mundshëm po me normë kualifikimi dhe boksieri Jurgen Uldedaj, kurse të tjerët ose do t’i falen ftesave.

Ato vijnë për atletikën, notin dhe qitjen, ose do të mbeten në nivelin e kampionatit vendës. Madje dhe ata që janë përfitues të bursave olimpike që nga notarja Anxhela Kashari, taekondistja Ada Demneri, çiklisti Iltjan Nika dhe mundësi Osman Hajdari është e vështirë t’i kemi me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Ndoshta paragjykohet, por pa peshëngritjen, sporti shqiptar është vështirë të ketë shumë sportistë të kualifikuar me normë. Për të mos thënë që sporti në vend është gjithnjë në rrudhje e sipër, pa shumë financa, pa politika për zhvillim dhe pa shumë të ardhme. Në fakt që nga muaji korrik, edhe me vendim të Këshillit të Ministrave, janë formuar organigramat e funksionimit të Këshillit të Sportit dhe Komisionit të Dhunës.

Ky i fundit është mbledhur vetëm një herë pas ndeshjes së Kategorisë Superiore, Vllaznia – Tirana, kurse Këshilli i Sportit, edhe pse dopingu mbuloi të gjithë shtangën shqiptare, jo që nuk ka një datë të caktuar për t’u mbledhur, por nuk dihet se kur do të mblidhet. Komisioni Antidoping është harruar si term, ndërsa kur duhet të bëjë analizat sekrete e dinë të gjithë. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, pa fuqinë vendimmarrëse për fatet e sportit shqiptar, është strukur në kryqëzimin e 21 dhjetorin. Dhe kur të gjithë këto hallka janë këputur dhe nuk përbëjnë një zinxhir që do t’i jepte një tjetër pamje sportit shqiptar, atëherë nuk kemi se si të presim sport cilësor.

Për rrjedhojë nuk kemi se si presim delegacion me shumë sportistë të kualifikuar me normë, sepse dopingu na e ka kthyer mbrapsht vitin e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dhe kjo është për të vënë më shumë se kujën…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh