AlbanianSport.com 28.05.2016 19:35
ASNN – Dopingu vazhdon të përbaltë sportin e atletikës. Pas një rikontrolli në 265 kampionë analizash të bëra në Olimpiadën e Londrës në 2012-ën, kanë rezultuar pozitivë 23 atletë. Ata janë pjesëtarë të 6 shteteve të ndryshme. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk i ka bërë ende publik emrat e tyre.
Tjetër rast me doping në atletikë. Bëhet fjalë për 23 atletë, pjesëmarrës në Olimpiadën “Londër 2012”, të cilët kanë rezultuar pozitivë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk i ka publikuar emrat, por bëhet fjalë për një skandal të ri, pas 31 atletëve të “Pekin 2008”, të gjetur pozitivë pas rikontrollit të analizave të tyre.
23 atletë që kanë garuar në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, kanë rezultuar pozitivë në testin antidoping, pas rivlerësimit të analizave në 265 kampionë të ruajtur. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që ka shpjeguar se kontrolli po vazhdon dhe rezultate të tjera do të dalin në ditët në vijim.
Atletët e rezultuar pozitivë bëjnë pjesë në 6 shtete të ndryshme dhe janë garues në 5 disiplina atletike. IOC-ja ka bërë të ditur se këta atletë mund të skualifikohen për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.