AlbanianSport.com 30.10.2014 09:20
ASNN – Kanë kaluar plot katër javë nga starti i kampionatit të Kategorisë së Dytë dhe prrenjakët nuk kanë arritur të marrin qoftë edhe një pikë. Përpos faktit që kanë pësuar dhe shumë gola, problemet në grupin e trajnerit Lulzim Rira duket se janë në çdo repart.
Në grup ka elemente të mira, por nuk po arrihet të krijohet grupi i përsosur, që mund të marrë rezultate pozitive. Rira shprehet se: “Jemi në krizë të madhe, por na mjafton një barazim për t’u përmirësuar dhe të arrijmë formën që pretendojmë.”
“Është e vështirë që pas kaq rezultateve negative lojtarët të kenë një gjendje pozitive morale, – ka vijuar ai. – Kemi pasur probleme në disa reparte dhe po punojmë mjaft fort për t’i forcuar ato.”
“Kampionati është i gjatë dhe kemi kohë për të rikuperuar, aq më shumë tani që ndeshjet e radhës do të zhvillohen në qytetin tonë e nuk do të udhëtojmë për në Cërrik”, – ka përfunduar trajneri i Domosdovës, Lulzim Rira.