Domosdova / Rira kërkon kthesë në rezultate: Na dënon edhe fusha

Share Button

Prrenjasi-ekip-i-gjere

AlbanianSport.com 13.10.2014 14:35

ASNN – Rezultatet e dobëta e kanë futur në krizë Domosdovën, e cila pas dy javësh kampionati ka zero pikë. Tashmë klubi po merr masa për të rigjetur fitoren dhe ngritjen e moralit të futbollistëve. Për këtë gjë ata ndjehen të favorizuar edhe nga java që u bë pushim për arsye të ndeshjeve të Kombëtares sonë për Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Gjatë këtyre ditëve, trajneri Rira ka zhvilluar stërvitje intensive me lojtarët, pasi disa prej tyre kanë pak kohë që i janë bashkuar ekipit dhe kanë nevojë për t’u përshtatur dhe për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës.

Përgatitja fizike e tyre është mjaft e mirë, prandaj Rira është fokusuar më shumë tek taktika, pasi lojtarët kanë hasur vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Rira shprehet se emrat e rinj, që iu bashkuan Domosdovës këtë fillim sezoni, kanë kualitet dhe aftësi mjaft të mira dhe do ta ndihmojnë ekipin. “Por u duhet më shumë kohë për t’u përshtatur me atë që kërkon Domosdova në fushën e lojës, – ka pohuar ai. – Shpresoj që ta rigjejnë sa më shpejt kombinimin me pjesën e ekipit, pasi nuk duhet të bëjmë më hap fals.”

“Domosdova do të ketë në dispozicion edhe një javë kohë për t’u përmirësuar deri ditën që do të zhvillojë ndeshjen e radhës, – ka vijuar trajneri prrenjak. – Një disfavor tjetër për ne është se ndeshjet do të jemi të detyruar t’i luajmë jashtë, pra në stadiumin e Cërrikut, “Nexhip Trungu”. Sepse në atë impiant nuk kemi dhe mbështetjen e duhur nga tifozët dhe mund të themi që i luajmë të gjitha ndeshjet jashtë.” Lojtarët shprehen se dy humbje radhazi kanë dhënë një goditje të rëndë psikologjike tek ata.

“Prandaj do të kërkojmë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e radhës që dhe atmosfera në grupin e lojtarëve të jetë më pozitive, – është përgjigjur Rira. – Do të luajmë të bashkuar pasi vetëm në mënyrë të tillë mund t’ia dalim. Në ndeshjen e fundit mund të themi që Domosdova ka pasur kundër dhe fatin, pasi u goditën disa herë shtyllat e portës së kundërshtarit, por nuk shënuam dot. Shpresojmë që me pak fat dhe me shumë punë të rikthehemi tek fitorja”, – ka përfunduar trajneri i Domosdovës, Lulzim Rira.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Stavri Nica, trajneri i ri i Shkumbinit, do të ketë ndihmëse turken Aktash

Stavri Nica, trajneri i ri i Shkumbinit, do të ketë ndihmëse turken Aktash

AlbanianSport.com 06/02/2024 19:55 ASNN – Veterani pranon ofertën e klubit të Kategorisë së Dytë,

Dy trajnerët e Butrintit godasin futbollistin, përfundojnë në pranga

Dy trajnerët e Butrintit godasin futbollistin, përfundojnë në pranga

AlbanianSport.com 26/01/2024 20:45 ASNN – Neritan Novi dhe Dhiogjen Muça dhunojnë 21-vjeçarin

FSHF / Mbahet seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Parë dhe Të Dytë

FSHF / Mbahet seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Parë dhe Të Dytë

AlbanianSport.com 25/01/2024 15:20 ASNN – Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit

Duka: FSHF, tashmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri (III)

Duka: FSHF, tashmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri (III)

AlbanianSport.com 16/01/2024 20:50 ASNN – “Pasion, punë e palodhur e strategji me objektiva të qarta!”

Moti i keq shtyn 6 ndeshje të grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë

Moti i keq shtyn 6 ndeshje të grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë

AlbanianSport.com 02/04/2022 19:10 ASNN – Përballjet e javës së 19-të në Grupin e Jugut zhvendosen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh