AlbanianSport.com 25.09.2014 10:25
ASNN – Gjithçka po ecën në parashikimet e duhura për Domosdovën, e cila me afrimet e reja nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në verë duket në rregull. Trajneri Lulzim Rira është shprehur për gazetat sportive të ditës se skuadra është e kompletuar në të gjitha repartet. “Dhe në këtë mënyrë, ne do të paraqitemi denjësisht në kampionat”, – ka premtuar ai.
“Problemi është se forcat e policisë nuk kanë marrë përsipër zhvillimin e ndeshjeve në disa stadiume, – ka vijuar trajneri prrenjak. – Dhe në këtë drejtim jemi duke punuar shumë për të arritur marveshjen me ta. Sot do të kemi një takim me shefat nga të cilët presim të marrim një përgjigje pozitive dhe të mos udhëtojmë drejt një stadiumi tjetër. Sepse edhe për të mirën e tifozëve tanë duhet të luajmë në fushën tonë.”