AlbanianSport.com 13/01/2019 19:35
ASNN – Mançester Junajtid pa Murinjon është super, Solskjaer kalon testin e madh me Totenhemin. Pas largimit të Zhoze Murinjos, Mançester Junajtid po i merr rivalët “zvarrë”. Nuk njeh pengesa dhe rezultat tjetër veç fitores. Trajneri Solskjaer vijon vetëm me fitore dhe sot ishte fitorja e 6-të radhazi, një fitore që po e rrit ndjeshëm skuadrën e “Djajve të kuq” në renditjen e Premier Ligës.
Kështu, Mançester Junajtid kaloi me sukses edhe testin më të fortë, duelin me Totenhemin, në një ndeshje e luajtur në Londër. Fitoi skuadra e Solskjaerit me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga Markus Rashford në minutat e fundit të pjesës së parë. Kjo fitore rrit ndjeshëm vlerat e grupit dhe njëherësh moralin e tij, duke qenë një pretendent që të rivalizojë deri në fund për një vend në 4-shen e të parëve.
Pozicion ky që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Pra, kjo fitore e afron ndjeshëm Mançester Junajtid në renditje me kryesuesit. Me fitoren e sotme ndaj Totenhemit, “Djajtë” shkojnë në 41 pikë, në vend të 6-të, por me pikë të barabarta me Arsenalin e vendit të 5-të. Ndërkohë, vendi i 3-të dhe i 4-t që, mbahen përkatësisht nga Çellsi dhe Totenhemi, kanë 48 dhe 47 pikë.
Pra gara për një pozicion në 4 të parat është e mundur dhe Solskjaer do ta shfrytëzojë pjesën e dytë të sezonit për të arritur maksimumin.
Renditja e Premier Ligës:
- Liverpul 57
- Mançester Siti 50
- Totenhem 48
- Çellsi 47
- Arsenal 41
- Mançester Junajtid 41
- Uotford 32
- Leister Siti 31
- Uest Hem 31
- Everton 30
- Ulverhempton 29
- Bornmuth 27
- Brajton 26
- Kristal Pales 22
- Bërnli 21
- Sauthempton 19
- Kardifi 19
- Njukasëll 18
- Fulham 14
- Hadërsfilld 11