AlbanianSport.com 20.02.2015 09:45
ASNN – Ashtu sikundër pritej, Ada e Velipojës e ka marrë në tavolinë fitoren për ndeshjen e pazhvilluar të javës së 14-të me Veleçikun. Kjo për arsye se koplikasit nuk arritën të gjenin në kohë një stadium.
Kështu ka vendosur Komisioni i Disiplinës, i mbledhur dje për të shqyrtuar këtë dhe çështje të tjera të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Nuk kanë munguar edhe ndëshkimet për futbollistë dhe zyrtarë të ndryshëm.
Ja vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës në FSHF”
– Lojtari i KF Tërbuni, Lorenc Marku, për sjellje jo sportive dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së
– Lojtari i KF Burreli, Edison Puka, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së
– Zyrtari i KF Naftëtari, Ardit Bako, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së
– KF Sopoti, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me gjobë me vlerë 10.000 lekë të rinj, bazuar në nenin 65 dhe 136 të KDS-së
– Lojtari i KF Laçi Nën-19-vjeç, Aleks Gjonaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së
– Trajneri i KF Laçi Nën-19-vjeç, Ervin Syziu, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me pezullim nga aktiviteti deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik, bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së
– Kërkesa e KF SHSK Porto shtyhet për mbledhjen e ardhshme me qëllim mbledhjen e provave nga palët.
– Mospranimin e ankesës së KF Rubiku për mungesë provash.
– KF Veleçiku, për mosparaqitje në ndeshje me KF Ada”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi, bazuar në nenin 55/1 të KDS-së.