Disiplina i jep fitoren Bylisit, i mbyll stadiumin Besës për këtë sezon

Share Button

AlbanianSport.com 18/04/2019 20:15

ASNN – Jepet vendim i i Disiplinës, Besa humb ndeshjen në tavolinë dhe dënohet 8 ndeshje pa spektatorë. Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, mori në shqyrtim këtë të enjte ngjarjet negative të ndodhura fundjavën e kaluar në të gjitha veprimtaritë futbollistike në vend, duke dhënë edhe masat ndëshkuese përkatëse. Natyrisht, vëmendja ishte tek Besa e Kavajës.

Ajo ishte në fokus për shkak të ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në duelin me Bylisin, të luajtur fundjavën e kaluar, kur, n minutën e 80-të u goditën zyrtarët e ndeshjes me sende të forta dhe shishe plastike. Për këtë arsye, Disiplina vendosi ta penalizojë Besën me humbje në tavolinë dhe 8 ndeshje pa spektatorë, por jo me përjashtim.

Ndryshe nga rasti i Kamzës, në rastin e Kavajës dhunën e ushtruan tifozët e jo funksionarët e klubit kavajas. Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës, të Federatës Shqiptare të Futbollit janë si vijon:

 

1.Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

  1. Lojtari i KF “Shënkolli”,Klaudjo Pjetrushi , për goditje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar ,në bazë të Nenit 48/2e te KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  2. Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  4. Lojtari i KF “Pogradeci”, Anteo Osmanllari, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Lojtari i KF “Tomorri”, Aldo Dervishi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  6. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përseritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  7. Lojtari i KF “Skrapari”, Sajmir Gega, për sulm ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  8. Lojtari i KF “Skrapari”, Florjan Kopace, për sjellje jo sportive ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  9. KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Shkëndija B.T” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  10. KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Kukësi” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  11. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Brahaj Myrto, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  12. KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
  13. Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kamza” U-17, do të përllogariten në bazë të Nenit 86/3/b të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike.
  14. Lojtarja e “Juban Danja” femra, Paula Jaku, për dhunë ndaj zyrtares të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KS “Valbona”, Dorelo Aliko, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  16. Zyrtari i KF “Pashtriku” U-15, Ardjan Poga, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  18. Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh