Dinamo, shumë larg “Gjirokastrës”, shpëton me një 1-1 me Naftëtarin

Share Button

Dinamo-duartroket-2014-me-te-bardha

Gjergj Vyshka 05.10.2014 09:45

Dinamo ka zhgënjyer mjaft dje, ndërsa në shtëpinë e vet nuk ka qenë e zonja të fitojë ndaj Naftëtarit. Dhe jo vetëm kaq, por me një pjesë të parë shumë të dobët, blutë e Mehmetit nuk kanë qenë të zotët për të mbajtur dhe kryesimin në grupin e Jugut. Dhe kthimi i traditës së barazimeve në “Selman Stërmasi”, sidomos ndaj skuadrave që në një farë mënyre duket se do të luftojnë për mbijetesë, siç është në këtë rast Naftëtari, tregon që kjo skuadër nuk është e sigurt në vetvete në realizimin e objektivit për t’u ngjitur në Superiore.

Për emrat që ka në fushën e lojës, ndërsa ka qenë i njëjti formacion si ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, Dinamo duhet ta kishte marrë përpara kundërshtarin. Por… Blutë kanë luajtur gjithsej në pjesën e parë vetëm dhjetë minuta, atje ku në dy raste me Tafajn dhe me Muçën kanë rrezikuar në portën kuçovare. Më pas miqtë arrijnë jo vetëm të fitojnë terren, por dhe t’i afrohen rrezikshëm portës dinamovite. Kanë pushtuar mesfushën, ndërsa ia kanë arritur qëllimit që t’i shkëpusin repartet e bluve dhe për rrjedhojë kryeqytetasit janë të pafuqishëm.

Naftëtari, me shumë dëshirë e me shumë grintë në fushën e lojës, ka gjetur dhe golin e epërsisë. Ajo që duhet evidentuar te blutë ka dhe nervozizëm, që reflektohet në numrin e madh të kartonëve të verdhë të marrë në këtë ndeshje. Miqtë ndoshta mund të kishte shënuar dhe një të dytë. Mehmeti ka vendosur të ulë në stol Tragajn për t’i dhënë hapësirë Rezit, i cili dhe duke depërtuar nga e djathta kërkon të bëhet problematik. Por nuk ia arrin plotësisht qëllimit. Dinamo me shumë vështirësi e ka gjetur golin e barazimit, që më tepër se sa një ekzekutim perfekt, ka qenë me të shtyrë.

Megjithatë i duhet thënë faleminderit Turdiut, që kështu e shpëtoi Dinamon nga turpi, i cili mund të vinte nga një disfatë prej një skuadre të ardhur nga Kategoria e Dytë. Tifozëritë e të dyja skuadrat janë munduar të mbështesin ekipet, por cilësisht, sidomos nga Dinamo, nuk ishte ajo lojë që pritet. Naftëtari luajti me qarin, sepse në dy ndeshje në transfertë e mori një pikë në kryeqytet, kurse Dinamo ka shumë për të bërë për t’i bindur të gjithë se është për në Superiore. Sepse dje, edhe duke qenë në vazhdën e lojërave të sezonit të kaluar, apo dhe të miqësoreve të fundit të periudhës përgatitore të verës, ka qenë, për mendimin tim, “ku thërret kiameti”.

 

Dinamo – Naftëtari               1-1

Shënues: Turdiu 67’/ Daci 22’

 

Dinamo: Lamellari, Duqi, Thana, Muça, Arifaj, Rexhepi, Ferraj (Imami 74’), Tragaj (Rezi 46’), Capa (Shkalla 58’), Turdiu. Trajner: D. Mehmeti.

Naftëtari: Memaj, Mullaj (Lapi 89’), S. Gega, Gucaj, Daci, Kajo, Kopaçi (Koroveshi 80’), Hima, Alushi (Çekrezi 63’), A. Gega, Zylyftari. Trajner: P. Bifsha

Gjyqtarë: B. Ziri. E. Veseli, Sh. Ziri (Fushë-Krujë)

Kartonë të verdhë: Thana, Muça, Ferraj, Turdiu / Mullaj, Kopaçe

 

Minutat e golave:

22’ Goditje dënimi për Naftëtarin; S. Gega e ka hedhur topin në thellësi të mbrojtjes dinamovite, atje ku Daci, pasi ka shmangur mbulimin e mbrojtësve blu dhe të portierit Lamellari, me kokë ka shënuar (0-1)

67’ Goditje këndi në të djathtë të sulmit dinamovit; ka krosuar Ferraj, mbrojtja kuçovare dhe portieri Memaj kanë pasur një mosmarrëveshje prej së cilës ka përfituar Turdiu, i cili e ka shtyrë topin në rrjetë. (1-1)

 

Minutat e tjera të lojës:

3’ Tafaj, i ardhur nga e djathta e sulmit dinamovit, është gjendur i vetëm me portierin e Naftëtarit, Memaj, ka gjuajtur, por mbrojtësi i katërkëndorit kuçovar ka pritur.

6’ Pas një topi të harkuar nga krahët ka provuar të rrezikojë në portën mike kapiteni i bluve, Muça, i cili ka gjuajtur me kokë, por Memaj ka pritur.

36’ Ardian Gega ka tentuar parabolën mbi portierin Lamellari me një goditje nga rreth 40 metra, por portieri i Dinamos, edhe duke u tërhequr shpejt nga prapa, me majat e gishtërinjve e ka devijuar topin mbi tra.

58’ Rezi ka gjuajtur fort në pozicion diagonal me portën kuçovare, por ka pritur në pozicion Memaj, që shpëton Naftëtarin nga një tjetër gol i sigurt.

72’ Mullaj ka gjuajtur në ecje e sipër, në një distancë prej rreth 20 metrash, por ka pritur në dy kohë Lamellari.

75’ Turdiu ka shpërthyer nga e majta e sulmit dinamovit, ka krosuar, Muça ka gjuajtur me roveshiatë, por ka pritur Memaj.

79’ Tafaj ka pasuar shkurtazi për Arifajn, i cili gjuan në ecje e sipër, në një distancë prej rreth 20 metrash, por ka pritur Memaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh