AlbanianSport.com 05/11/2021 17:10
ASNN – Trajneri i Dinamos dhe kapiteni Ibraimi flasin para ndeshjes me bardheblutë në kampionat. Në takimin e parë të vlefshëm për turin e 16-shes së Kupës së Shqipërisë, Dinamo e mundi Tiranën 2-0. Të shtunën, të dy rivalet kryeqytetase përballen me njëra-tjetrën në kampionat dhe në prag të kësaj ndeshjeje kanë dalë në një konferencë për shtyp trajneri Blendi Shkëmbi dhe kapiteni Agim Ibraimi. Dinamo përballet për herë të dytë në derbin e kryeqytetit me Tiranën dhe, për trajnerin Blendi Shëmbi, ajo fitore në mesjavë në Kupë vlen vetëm për moral, sepse kampionati është diçka tjetër.
”Kjo fitore na jep më shumë moral dhe qetësi, – ka thënë ai. – Jemi të bindur që ndeshja e kampionatit ndryshon nga ajo e Kupës. Në futboll dëmtimet ndodhin, fat i keq për ne, por lojtarët që do të luajnë do të bëjnë mirë. Ne do të rritemi ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje. Vazhdoj të them se kemi bërë një kampionat të mirë sa i përket lojërave, do të donim të kishim më shumë pikë. Kemi humbur pikë edhe për gabimet tona, por në fund të kampionatit çdo ekip do të marrë atë që meriton. Mendimin e trajnerit e ndan edhe kapiteni Agim Ibraimi.
”Çdo gjë që vjen pozitive, çdo fitore na kënaq dhe është motiv e qetësi për ndeshjen e së nesërmes, – Duhet punuar, siç kam punuar dhe unë që s’jam ndaluar gjitë kohën .Duhet të shmangim gabimet individuale, që na kap euforia në fushë, janë lojtarë cilësore. Nuk është e lehtë të themi, por duhet punë për të arritur objektivat personale, dhe të klubit.” Shkëmbi nuk ka preferuar të flasë për mungesat e të dyja skuadrave në këtë ndeshje të dytë, duke thënë: “Në futboll dëmtimet ndodhin, fat i keq për ne, por lojtarët që do të luajnë do të bëjnë mirë”.
“Mungesat e Tiranës? – ka vijuar ai. – Nuk ka favorizim, nuk më intereson kush luan apo mungon te kundërshtari. Janë ekipe që kanë 20 lojtarë dhe lojtarët që luajnë duhet të bëjnë maksimumin.” Trajneri dinamovit e vlerëson të kënaqshëm sezonin e deritanishëm të skuadrës së tij, përtej luhatjeve. “Unë dy të fundit në kampionat dhe të Kupës i cilësoj si më të mirat. Është gjë tjetër të humbësh dhe gjë tjetër të bësh analizën e ekipit. Më mirë se trajneri s’e bën dot askush analizën pasi i shikon lojtarët çdo ditë në ça forme janë.”
“Jam i kënaqur me ekipin, po kapim vazhdimësinë, gjatë 90 minuta dje çdo ndeshje që po vjen do të jetë dhe më e mirë”, – ka shtuar ish-futbollisti korçar. Kurse Ibraimi e vlerëson Dinamon një projekt madhor që kërkon kohën e vet të realizohet. “As që diskutohet me presidentin me të gjithës stafin, kanë marrë përsipër projekt të madh, – ka pohuar kapiteni dinamovit. – Fillimi ka qenë i rëndë si gjithmonë. Duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi për ti analizuar, dhe projekti do të shkojë atje ku e meriton klubi. Unë mendoj se të gjithë afrimet që kanë ardhur te Dinamos janë lojtarët më me potencial në Superiore.”
Takimi Tirana-Dinamo, i vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore luhet të shtunën në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:45.