Gjergj Vyshka 24.10.2014 08:25
Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj: “Ne nuk e zbatojmë këtë urdhër politik, le të vijnë të na heqin me policë…” Duke folur për orarin e stërvitjes së bluve, ai ka theksuar: “Por ne nuk e zbatojmë këtë urdhër politik, i cili ka ardhur për t’i hapur rrugë Sopotit që të stërvitet në ora 11:00. Kjo nuk është aspak normale.”
Mund të vinte çdo ekip i Tiranës, apo dhe pse jo edhe Kukësi, por jo skuadra e Librazhdit për të ndryshuar orarin e stërvitjes së Dinamos, – ka vijuar ai. – Unë nuk e kam pranuar këtë zgjidhje dhe skuadra sot do të jetë në ora 11:00 në fushën e stërvitjes. Po deshën le të vijnë e ta heqin nga fusha e stërvitjes me policë.”
“Nuk e meriton Dinamo për emrin që ka dhe për të gjithë historinë që ka krijuar në futbollin shqiptar që të denigrohet në këtë farë gjendjeje sa t’i ndryshojnë orarin e stërvitjes për nder të Sopotit, – ka theksuar Saliaj. – Ky është turp i madh që ndodh, sepse na konsiderojnë si një plaçkë që mund të merret e të flaket në rrugë nga kushdo.
E përsëris dhe një herë, ne nuk e zbatojmë këtë urdhër”, – ka përfunduar administratori i Dinamos, Ismet Saliaj.