Gjergj Vyshka 22.12.2014 07:05
Dinamo e ka mbyllur pjesën e parë të Kategorisë së Parë në vendin e dytë të grupit të Jugut, teksa në 12 javë kampionat ka grumbulluar 20 pikë. Një më pak se Lushnja, e cila kryeson dhe tashmë pretendon për të qenë në Kategorinë Superiore.
Por nëse do ta pyesësh administratorin e bluve, Ismet Saliaj, se si mund të përkufizohet me një fjali pjesa e parë e kampionatit për Dinamon, ai do të deklaronte: “Jam i kënaqur nga ajo që ka dhënë skuadra dhe futbollistët në pjesën më të madhe të ndeshjen, por jo me pikët.”
“Sepse kemi lënë pikë në ndeshje që kanë qenë vendimtare, sidomos në fushën tonë, – ka vijuar më tej shefi i klubit blu. – Pra duhet të kishim më tepër e sot duhet të ishim në vendin e parë.”
“Mirëpo sigurisht që kemi dhe një pjesë të dytë të kampionatit, atje ku shpresoj që gjërat të përmirësohen për ekipin dhe të jemi në Superiore”, – ka përfunduar administratori i Dinamos, Ismet Saliaj.