Nga Gjergj Vyshka 25.12.2014 07:55
Në krahasimin mes dy gjysmave të para të kampionatit, blutë kanë 7 pikë më pak. Mesatarisht skuadra ka marrë nga 1.6-1.8 pikë për ndeshje, kurse përforcimet duhen. Administratori i bluve, Ismet Saliaj, në një analizë të shpejtë të skuadrës ka kërkuar të dijë se në çfarë vendi ka qenë në të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar dhe sa pikë ka pasur ekipi. Ndoshta për numrin e ndeshjeve që janë, sepse sezoni i kaluar ka qenë një kampionat me 16 skuadra e me dy faza, ndërsa një fazë ka pasur 15 ndeshje, atëherë krahasimi nuk duket si shumë me vend.
Sepse që të ishte dhe një raport më i drejtë duheshin luajtur dhe tre ndeshje që blutë, ashtu sikurse në fundin e dhjetorit të kaluar. Megjithatë referuar statistikave, e përbashkëta është fakti se Dinamo ka ruajtur të njëjtin pozicion. Pra ishte në vendin e dytë, por është përsëri në vendin e dytë, ndërsa sivjet është vetëm një pikë larg kreut. Por vitin e kaluar ka pasur 27 pikë që në 15 ndeshje i bie 1.8 pikë për takim. Kurse tani ka 20 pikë në 12 ndeshje, me një mesatare 1.6 pikë ndeshje. Jo vetëm kaq, vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ka shënuar 21 gola, mesatarisht 1.4 gola për ndeshje.
Kurse tani në 12 ndeshje ka shënuar 17 gola, mesatarisht po 1.4 gola për ndeshje. Të pësuar në pjesën e parë të sezonit 14 gola, gati një gol për ndeshje, kurse tani 11 gola në 12 ndeshje, afërsisht 1 gol për ndeshje. Në të tilla kushte, teksa gara e vjetshme ka qenë më e fortë, ndërsa në pjesën e parë të sezonit Dinamo pati barazuar në fushë të huaj me Apoloninë dhe pat fituar në “Ruzhdi Bizhuta” me Elbasanin, dy skuadra që janë ngjitur sot në Kategorinë Superiore, skuadra e vjetshme ka qenë më e mirë. Ndoshta jo për nga elementi, por për lojërat që ka bërë.
Dhe duket se me këtë analizë, Saliaj kërkon të thotë se ardhjet e deklaruara një ditë më parë, teksa preferohet Dita, Turtulli nga Teuta, Marku nga Vllaznia, Greca nga Partizani dhe Xhafaj, pa harruar se një preferencë ka qenë dhe Kuli i Besës, jo vetëm që duhen realizuar, por mbi të gjitha e bëjnë skuadrën më solide dhe më të aftë për t’u ngjitur në Superiore. Statistikat flasin vetë, ndërsa Dinamo ka ruajtur vetëm pozicionin, që është vendi i dytë, ndërsa me pikë është më pak se pjesa e parë e sezonit të kaluar, si në mesatare, ashtu dhe në pikë reale, ndërsa janë 7 pikë më pak.
Sidoqoftë, tashmë tifozët jo vetëm që kanë mirëpritur emrat e deklaruar, por janë të bindur, ashtu sikurse dhe drejtuesit, që vetëm kështu Dinamo mund të jetë në Kategorinë Superiore. Kuptohet pa pasur deficitet e sezonit të kaluar në fazën e dytë. Sakaq skuadra vijon stërvitjen, ndërsa nuk ka asnjë mungesë deri më tani.
Faza e parë e sezonit 2013-2014
Veleçiku – Dinamo 3-2
Dinamo – Tërbuni 1-1
Albpetrol – Dinamo 1-1
Dinamo – Luftëtari 1-1
Himara – Dinamo 1-1
Dinamo – Shkumbini 1-1
Mamurrasi – Dinamo 1-3
Dinamo – Ada 2-1
Pogradeci – Dinamo 3-1
Dinamo – Burreli 1-0
Apolonia – Dinamo 1-1
Dinamo – Tomori 1-0
Kamza – Dinamo 0-3
Dinamo – Butrinti 1-0
Elbasani – Dinamo 0-1
Ndeshje 15
Fitore 7
Barazime 6
Humbje 2
Pikë 27
Golaverazhi 21-14
Gjysma e parë e sezonit 2014-2015
Luftëtari – Dinamo 0-2
Dinamo – Naftëtari 1-1
Sopoti – Dinamo 2-2
Dinamo – Lushnja 1-0
Tomori – Dinamo 0-0
Dinamo – Shkumbini 3-1
Bylis – Dinamo 2-1
Dinamo – Butrintri 1-1
Pogradeci – Dinamo 3-1
Dinamo – Luftëtari 1-0
Naftëtari – Dinamo 1-1
Dinamo – Sopoti 3-0
Ndeshje 12
Fitore 5
Barazime 5
Humbje 2
Pikë 20
Golaverazhi 17-11