Gjergj Vyshka 01.02.2015 18:25
Tek Dinamo, edhe për shkak të afrimeve të shumta në tregun e lëvizjeve të futbollistëve, janë krijuar pakënaqësi. Kështu ka ndodhur dhe dje, ndërsa Lamellari e ka nisur nga stoli.
Ky ka qenë edhe sebepi i debateve me administratorin e bluve, Ismet Saliaj, teksa është munduar të sqarojë situatën. Por që duket e vështirë, ndërsa në tre ndeshje miqësore ka luajtur titullar Kotorri, që duket se do të jetë i tillë edhe në ndeshjet e kampionatit.
Mirëpo kjo nuk mund të përtypet mirë nga Lamellari, i cili tre vjet ka mbajtur Dinamon të fortë në portë në Kategorinë e Parë. Dhe kësisoj debate jo vetëm në portë, por dhe tek të tjerë duket se nuk kanë për të mbaruar kurrë në kampin blu.