Dinamo / Porta blu, një histori mosmirënjohjeje që përsëriten vazhdimisht

Share Button

Gjergj-Vyshka-tjeter

Nga Gjergj Vyshka 04.01.2015 15:25

Dinamo duket sikur nuk ka karar me portierët, sepse merr mbrojtës të katërkëndorit edhe atëherë kur atë e ka cilësorë. Ajo që ka qenë shkollë e portierëve që nga i madhi Qemal Vogli, për të vijuar me Muhedinin, Ahmedanin, Luarasin, Saren, Bozhiqin, Kelën, Strakoshën, sot nuk gjen qetësinë për të mbajtur ato që ka. E kjo histori nis kryesisht që më 1999 kohë në të cilën erdhi dhe presidenca me në krye Besnik Sulaj. Erdhi shkodrani Armir Grima, por iku pas 6 muajsh për t’ia lënë vendin një tjetër shkodrani si Arjon Mustafa, i cili nuk qëndroi dhe ky më shumë se sa 6 muaj.

Vjen Madrid Muzhaji, që qëndroi një vit e gjysmë, ndërsa shumë shpejt do të çelte Ilion Lika. Gati pesë kampionate, një titull kampion i fituar, një Kupë Shqipërie. Por gjendet një arsye, qoftë dhe absurde, për t’i thënë në mesin e sezonit 2006-2007 se “t’i nuk vlen më për Dinamon”. Dinamo kthehet tek titulli “kampion” në sezonin 2007-2008 me Elvis Kotorrin në portë. Por teksa ishte duke u përgatitur për Ligën e Kampionet sajohet argjentinasi Bertoja, sepse dukej si më i gjatë dhe që e mbushte katërkëndorin. Më 2009-2010 sërish Dinamo “kampion”, po me portierin Kotorri.

Veçse në prag të Ligës së Kampionëve duhet të vinte tek blutë portieri Isli Hidi, që për drejtuesit e bluve ishte më i mirë se sa ai që patën. Dhe tani, pasi e ka mbajtur gjallë Dinamon në tre vjet në Kategorinë e Parë, blutë gjejnë mënyrën për t’i thënë Lamellarit “hap krahun” se duhet të vijë tjetërkush. Histori që përsëriten dhe që janë të dhimbshme, sepse Dinamo jo vetëm që tregon se nuk ka “karar” me portierët, por nuk di të mbajë as ato që ka e që kanë kontribuar për të, mirë apo keq.

Dhe pyetja që shtrohet nëse Dinamo del në Superiore dhe kampion i Kategorisë së Parë me Kotorrin çfarë duhet të ndodhë në qershor në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në verë? Apo përsëri historia “ik ti, se do të vijë tjetërkush”. Sot Lamellari është zyrtarisht tek Sopoti, Dinamo e ka të sigurt portën me Kotorrin, por rezerva Guga, që drejtuesit duket se e kanë kthyer nga e keqja në ekip sepse nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër, duket se nuk jep garanci.

Dhe ajo që komprometon të gjitha objektivat e Dinamos është fakti se me Lamellarin është përforcuar një kundërshtar direkt për në Kategorinë Superior. Përfundimisht ikja e Lamellarit dhe krijimi i një atmosfere të madhe pakënaqësie brenda dinamovitëve, ku ka të ngjarë që tek blutë të ketë dhe të tjerë të pakënaqur për shkak të afrimeve të fundit në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër, s’e bëjnë optimiste situatën dhe nuk ndihmojnë në arritjen e objektivit për kalimin në Superiore…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh