Dinamo / Pezë-Helmësi, alternativa e bluve për kampionat

Share Button

Internacional-Kompleksi-Peze-Helmes

AlbanianSport.com 27.01.2015 19:55

ASNN – Kryeqyteti edhe për shkak të rikonstruksionit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” dhe “Selman Stërmasi” është në vështirësi për gjetjen e fushave të lojës. E ka ndjerë këtë Tirana, e cila ndeshjen shtëpiake me Apoloninë e ka luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjë dhe me Flamurtarin. Por për shkak të kohës së keqe e shoqëruar me reshje shiu duket se do të vonojë dhe përfundimin e punimeve.

Që do të thotë se dhe Partizani do të jetë i detyruar të gjejë stadium jashtë Tiranës për të luajtur me Skënderbeun, ndërsa të njëjtën gjë duket se do ta bëjë dhe Tirana në 14-15 shkurt 2015. Dhe në këtë mesele është dhe Dinamo, e cila ndeshjet e saj në pjesën e parë të sezonit ndeshjet e saj i ka luajtur në “Selman Stërmasi”. Më 7 shkurt 2015, kohë kur nis pjesa e dytë e sezonit të Kategorisë së Parë, Dinamo do të jetë në vizitën lushnjare. Por më 14 shkurt 2015 do të presë Tomorin.

Pikërisht për këtë ndeshje, ndërsa alternativat janë nga më të ndryshmet që nga Kamza, Shijaku, Durrësi, Kavaja, Fushë-Kruja, apo dhe ndonjë fushë tjetër rreth Tiranës, dinamovitët kanë menduar dhe shohin si mundësi kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Kanë luajtur të premten miqësoren me Tërbunin dhe janë mahnitur jo vetëm nga fusha cilësore, e cila është me bar artificial, por dhe nga tribuna. E thënë ndryshe një stadium model që është vështirë ta gjesh në ndonjë qytet tjetër rreth Tiranës.

E për këtë administratori i bluve, Ismet Saliaj, pasi ka marrë mendime dhe nga të tjerë, ka nisur ta projektojë si mundësi zhvillimi të ndeshjeve zyrtare atje. “Unë do të mundohem që të gjejmë mundësinë e licencimit të saj që të jetë në rregull për Kategorinë e Parë dhe nuk ka pse të mos luajmë atje dhe të orvatemi për të gjetur fusha të tjera, gjithnjë nëse nuk do të përfundojnë punimet në dy stadiumet e kryeqytetit”, – ka thënë administratori Saliaj, ndërsa ka dhe tre javë deri në zhvillimin e ndeshjes me Lushnjën, që është starti i pjesës së dytë të sezonit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh