Gjergj Vyshka 12.03.2015 18:00
Ajo që i mundon blutë kryeqytetas është fakti i penalizimit për shkak të kartonëve.“Edhe në ndeshjen ndaj Sopotit ne do të kemi tre mungesa, – ka thënë administratori i Dinamos, Ismet Saliaj. – Bëhet fjalë për Thanën, Ferrajn dhe Rexhepin. Ajo që na bën punë në këtë emergjencë ku jemi ne është vetëm fitorja me Sopotin, që shpresojmë ta arrijmë.”
Sakaq ende nuk është vendosur se ku do të luhet ndeshja me Sopotin, ndërsa deri ditën e djeshme nuk ka pasur një fushë të caktuar nga librazhdasit për këtë ndeshje. Jo vetëm kaq, por ekzistojnë tre mundësi, që janë Pogradeci, Peqini dhe Kavaja. Por duhet të vendosë Sopoti. Ndërkohë vetëm pas kësaj ndeshje me Sopotin, Dinamo duket se do të vendosë nëse do të vijojë të luajë në Pezë-Helmës, apo do të ndërrojë fushën.
Megjithatë tashmë për blutë misionin është i qartë, shpëtimi i Dinamos nga rënia në Kategorinë e Dytë, gjithnjë nëse nuk do të ketë penalitete të tjera për shkak të mospagesave të lojtarëve të huaj, të cilët e kanë hedhur në gjyq klubin në FIFA. Ky mision i është besuar një trajneri i sprovuar si Faruk Sejdini. Që tashmë është në krye të bluve.