Gjergj Vyshka 19.11.2014 10:25
Dinamos nuk po i ndahen sikletet në prag të ndeshjes me Bylisin, të cilën do ta luajë të dielën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Përveç orarit të papërshtatshëm të stërvitjes, ndërsa blutë vijojnë të stërviten në ora 09:30, tashmë janë dhe dëmtimet një shqetësim më vete.
Në fakt dje, edhe për shkak të ankesës së futbollistëve për orarin e papërshtatshëm të stërvitjes, administratori i bluve, Ismet Saliaj, është ngjitur në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve. “Kisha dy problemet tona, të cilat në fakt nuk i zgjidha”, – ka pohuar ballshioti i klubit kryeqytetas.
“Nuk biseduam për orarin, edhe sepse presim që deri në fund të muajit të jetë Sopoti për stërvitje e më pas të largohet. , – ka vijuar ai. – Sepse vetëm krijohet mundësia për një stërvitje më normale të skuadrës. E bëmë dhe dje seancën në ora 09:30, kuptohet mes shumë vështirësive, të cilat nuk janë normale për një skuadër”.