Gjergj Vyshka 02.10.2014 14:25
Nëse trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, kishte menduar të bënte rotacion në formacionin e skuadrës së tij, kjo ka ndodhur për faktin se ka kërkuar për të riparë dhe një herë ato që nesër mund të jenë titullarë të ekipit blu. Por…
“Me përjashtim të katër-pesë lojtarëve si portieri Guga, Xhafa, Imami, Sorra e Shkalla, të tjerët nuk e meritojnë fanellën e Dinamos, – ka thënë ai. – Fanella e Dinamos është shumë e rëndë dhe duhet shumë djersë e punë për ta mbajtur veshur atë.”
“Mundësia ishte në këtë ndeshje të Kupës. Por nuk e dhanë këtë sinjal. Ndaj nuk e meritojnë ta mbajnë veshur këtë fanellë”, – ka përfunduar Mehmeti, i cili në mesditë kishte bërë stërvitje me titullarët për t’u përgatitur për ndeshjen e kampionatit ndaj Naftëtarit, të shtunën në “Selman Stërmasi”.