Dinamo / Mehmeti: Mbrojta dhe sulmi, pikat tona nevralgjike

Share Button

Dinamo-Dritan-Mehmeti-flet-2014

Gjergj Vyshka 06.01.2015 11:40

Trajneri i bluve: “Ne nuk kemi pse të frikësohemi nga përforcimet e të tjerëve, të ruhemi nga vetvetja”. Dita e parë e stërvitjes së bluve nuk ka shënuar asnjë ardhje të re nga ato që janë deklaruar më parë.

Në kushtet kur kanë nisur të lëvizin kundërshtarët dhe merkatoja blu ka mbetur në vendnumëro, atëherë lëvizjet dimërore mund të ngjasin të dalin dhe “nul” për dinamovitët.

Megjithatë Mehmeti i ka bërë të qarta kërkesat e tij për përforcime, ndërsa në intervistën e tij për “Gazeta e Sportit”, ka deklaruar se mbrojtja dhe sulmi janë pikat nevralgjike të Dinamos për t’u përforcuar.

 

– Si mund të konsiderohet pjesa e parë e sezonit për Dinamon?

– Unë do të thoja që për atë që kemi bërë në fushën e lojës mendoj se është e mirë. Duhet të kishim më tepër pikë, sepse kemi qenë një skuadër që kemi prodhuar lojë. Por sigurisht që kemi pasur dhe problemet tona si në fazën mbrojtëse, ashtu dhe atë sulmuese. Megjithatë për kushtet në të cilat është stërvitur ekipi, duke falënderuar dhe përkushtimin e lojtarëve, më duhet të them se duhet konsideruar e mirë. Kemi ende për të bërë dhe për të realizuar qëllimin final që është ngjitja në Superiore.

 

– Kundërshtarët tuaj kanë nisur të lëvizin, Lushnja kërkon Cankën, Xhafën, Pepën, Moçka pritet të shkojë tek Sopoti. A ju frikëson kjo situatë?

– Ne nuk kemi pse të frikësohemi nga këto përforcime, që në fund të fundit i bëjnë mirë garës, sepse rrisin dhe më shumë nivelin e kampionatit. Përkundrazi ne duhet të kemi frikë nga vetvetja. Pra e kam fjalën që duhet të lëvizim dhe ne. Emra janë lakuar shumë, por deri më tani nuk ka asgjë.

 

– Më konkretisht, cilat janë pikat që duhen përforcuar?

– Së pari, edhe duke e ditur që Duqi si mbrojtës i majtë është ende në spital për shkak të problemeve të tij, atëherë ne e kemi të nevojshme marrjen e një lojtari në këtë pozicion. Pa thënë që na duhet një i tillë dhe në qendër të mbrojtjes, atje ku jo rrallëherë kemi luajtur dhe me futbollistë të pozicioneve të tjera. Më pas në sulm, duhet një sulmues goli. Kurse pjesa tjetër e grupit, e mbetur ashtu siç ishte më 20 dhjetor në ndeshjen e fundit me Sopotin, është “OK”.

 

– Çfarë prisnit sot nga merkato?

– Në fakt ne presim një përgjigje nga Daniel Xhafaj, i cili nëse nuk do të shkojë në një skuadër të Kategorisë Superiore, do të jetë me. Prisja të ishte Turtulli në ditën e parë të stërvitjes, një lojtar që ka dalë nga Dinamo dhe ka qenë me ne deri sezonin e kaluar. Sigurisht që të jesh pjesë e Teutës në Superiore nuk është gjë e vogël. Por në kushtet kur ke dalë nga kjo fushë duhet bërë dhe një hap prapa. Mirëpo këtu duhet dhe dëshira e vet lojtari. Për Ditën, një tjetër futbollist që ka dalë nga Dinamo, është dëshira e lojtarit. Por duke qenë pjesë aktive e formacionit të Teutës është e vështirë. Megjithatë duhet të presim.

 

– Në lidhje me Antonio Markun?

– Jemi në bisedime me të dhe presim që shpejt të gjejmë dhe një akord të përbashkët të të dy palëve.

 

– Po për senegalezin Diob?

– Gjithçka është në dorën e drejtuesve të skuadrës, të cilët po merren posaçërisht me këtë çështje.

 

– Sot ishte dita e parë e stërvitjes, cila ishte gjendja e futbollistëve?

– Ata janë profesionist dhe askush nuk ka ardhur në mbi peshë nga pushimet e fundvitit.

 

– Mungesa në seancën stërvitore?

– Tafaj dhe Rexhepi janë me leje nga ana jonë. Tragaj dhe Ferraj nuk di ç’të them. Ndoshta sot në seancën e dytë stërvitore skuadra do të jetë më e plotë. E mira që tashmë stërvitjet jemi duke i kryer në ora 11:00. Por duhet të jenë të gjitha gjërat në të njëjtin nivel për një skuadër të plotë dhe funksionale.

 

– Së fundi, deri më 7 shkurt kohë në të cilën do të luani ndeshjen e parë zyrtare me Lushnjën si do të jetë programi?

– Shpresoj të stërvitemi normalisht dhe me ngarkesë të plotë. Do të shohim dhe për ndeshje miqësore, kjo që të shtunën e ardhshme, sepse vetëm kështu do të mund të jemi në nivelin e garës së kampionatit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh