AlbanianSport.com 26.10.2014 18:20
ASNN – Trajneri i Lushnjës, Artan Bano, ka akuzuar mungesat në skuadrën e tij, por dhe dëmtimet që kanë ndodhur gjatë lojës. “Ndikuan në këtë humbje mungesat e lojtarëve, por dhe dëmtimet, ndërsa pas largimit të Çelës jemi detyruar të bëjmë zëvendësim të detyrueshëm për shkak të dëmtimit të Allkanjarit”, – ka pohuar ai.
“Sigurisht që edhe mungesat e Dervishit dhe Bizhytit janë shumë për një skuadër si kjo e jona, atje ku dhe një lojtar i munguar prish punë, – ka vijuar kreu i pankinës lushnjare. E jo më 3-4. Megjithatë nuk jemi të kënaqur që kemi katër pikë, sepse në ndeshjen me Bylisin jemi kushtëzuar nga shtyllat.”
“Në ndeshjen me Naftëtarin jemi ndëshkuar në minutën e fundit. Dhe tani jemi mundur në Tiranë. Për 11-metërshin nuk kemi se çfarë themi, sepse e dha. Janë gjyqtarë të rinj, të cilët janë duke mësuar. Por duke qenë se skuadra po vjen duke u konsoliduar jam i mendimit që Lushnja shumë shpejt do ta shfaqi veten e saj”, – ka përfunduar Bano.