Dinamo / Kthehen kampionët e bluve, Igli Allmuça në stërvitje

Share Button

Igli-Allmuca-Enkel-Alikaj

Gjergj Vyshka 09.01.2015 10:10

Pasurohet kontingjenti i Dritan Mehmetit, në skuadër edhe Klajdi Kuka e Andi Çeka. Ish-futbollisti: “Tek Partizani dhe Tirana nuk kishte hapësira për mua, kjo ishte zgjidhja më ideale”. Dinamo kthen kampionët e saj. Pas Daniel Xhafajt, kampion me blutë në sezonin 2001-2002, tashmë është pjesë e skuadrës dhe mesfushori Igli Allmuça. 34-vjeçari kthehet tek dinamovitët pas tre vite e gjysmë, teksa pat luajtur si tek Skënderbeu, ashtu dhe tek Kukësi.

Allmuça është “kampion” në dy sezone me dinamovitët, më 2007-2008 dhe më 2009-2010, si dhe fitues i Superkupës së Shqipërisë më 2008-tën. Në fakt ka qenë një bisedë e gjatë mes administratorit të bluve, Ismet Saliaj, dhe mesfushorit Igli Allmuça, që është konkretizuar dje në mesditë, ndërsa lojtari është parë dje në stërvitje. Sipas mesfushorit, pamundësia për të gjetur hapësira tek Tirana dhe Partizani, të cilat kanë konkurrencë të madhe në skuadër, e bënë që të kthehej tek Dinamo.

Dhe kjo pa asnjë mëdyshje me qëllimin e mirë që të kontribuojë në ngritjen e skuadrës në Kategorinë Superiore pas tre vjetësh mungesë. “Erdha te Dinamo sepse ishte e vetmja mundësi që të qëndroja në kryeqytet, – ka pohuar ai. – Te Tirana dhe Partizani ishte e pamundur të luaja për shkak të konkurrencës kështu që vendosa të kthehem te Dinamo, me qëllimin e vetëm ngjitjen në superiore. Shpresojmë që me eksperiencën tonë të japim kontribut për arritjen e objektivave.”

“Unë e kam ndjekur me kujdes ecurinë e Dinamon dhe mendoj se duhet të kishte grumbulluar më shumë pikë gjatë fazës së parë. Kemi bërë gjëra të bukura gjatë periudhës që unë kam luajtur me Dinamon, ndërsa shpresoj që një gjë të tillë ta bëjmë dhe tani”, – ka shtuar Allmuça, ndërkohë që më pas stërvitja e bluve ka qenë e plotë. Daniel Xhafaj konsiderohet pjesë e bluve, por vetëm se më parë duhet të vijnë dhe letrat nga Amerika.

Ndërkohë organika e skuadrës së Dritan Mehmetit është pasuruar dhe me portierin Klajdi Kukën dhe futbollistin Andi Çeka. Janë pesë ardhje të reja, duke futur këtu dhe Turtullin, i cili ende nuk ka marrë letrat nga Teuta. Megjithatë të sigurt për Dinamon bëjnë dhe Bilibashin, që vazhdon stërvitjen me blutë, por që duket se është ende me mendje për të shkuar në Greqi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh