Dinamo / Kotorri: Në Lushnjë, ne shkojmë vetëm për të fituar

Share Button

Elvis-Kotori-qesh

Gjergj Vyshka 05.02.2015 13:15

Elbasanasi i portës dinamovite vlerëson mbrojtjen blu dhe të gjithë ekipin e trajnerit Mehmeti: “Nuk i njoh kundërshtarët e tjerë, por pavarësisht përforcimeve të tyre Dinamo është emër i madh”. “Në Lushnjë do të shkojmë vetëm për të fituar”. Kështu e ka nisur bisedën e tij për “Gazeta e Sportit”, elbasanasi i portës dinamovite, Elvis Kotorri, i cili i është bashkuar skuadrës gjatë tregut të lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Sipas tij, skuadra me të gjitha përforcimet që ka bërë e meriton të jetë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.
“Nuk i njoh kundërshtarët e tjerë dhe nuk nisem fare nga përforcimet e tyre. Por mendoj që Dinamo është një emër shumë i madh i futbollit shqiptar dhe që i duhet Kategorisë Superiore. Me të gjithë stërvitjen që kemi bërë, por dhe me afrimet që janë bërë, ku një pjesë e mirë janë lojtarë të cilët kanë dalë kampion me këtë ekip, them që duhet të jemi në Superiore. Nuk është ndeshje e lehtë, por mos harroni që është Dinamo”, – ka theksuar Kotorri, që më pas ka vlerësuar dhe mbrojtjen që ka përpara.
“Janë të gjithë djem të rinj dhe me shumë perspektivë, – ka thënë ai. – Por bashkëpunimi i të gjithëve jo vetëm i portës që e mbroj unë, apo dhe i mbrojtjes, do të bëjë atë që Dinamo të arrijë qëllimin final, i cili është ngjitja në Kategorinë Superiore”. A do të ishit të kënaqur me barazimin? Kjo ka qenë pyetja që “Gazeta e Sportit” i ka bërë portierit Kotorri. Dhe përgjigja e tij: “Në fushën e lojës ne do të hymë për të fituar”, – ka premtuar ai.
“Më pas se si do të rrjedhin ngjarjet, edhe pse nuk mund të parashikojmë që tani, mund dhe të kënaqemi me barazim. Nuk mendoj se gjyqtari do të jetë i njëanshëm, sepse janë dy skuadra, të cilat kanë qenë në Kategorinë Superiore. Dhe si të tilla me nivelin që kanë si skuadra do ta ndihmojnë nivelin e lojës. Shpresojmë që të dalë një ndeshje e bukur dhe në fund të fitojë më i miri”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh