Dinamo / Imami: Fitorja me Tomorin, autokritika jonë më e mirë

Share Button

Dinamo-Luftetari-1-0-Imami

Gjergj Vyshka 13.02.2015 20:45

Lojtarët mbajnë përgjegjësitë e tyre për humbjen pa dashur të ngarkojnë trajnerin apo drejtuesit: “Nuk ishte se Lushnja ishte kundërshtar i fortë, por ne e kishim mbivlerësuar ndoshta më tepër”. “Fitorja me Tomorin është autokritika më e mirë që mund të bëjmë ne si skuadër përpara sportdashësve tanë të zjarrtë, që kuptohet se janë mërzitur për atë humbje të papritur në Lushnjë”. Kështu e ka nisur bisedën e tij për “Gazeta e Sportit”, mesfushori i majtë i Dinamos, Eni Imami.

Sipas lojtarit dinamovitë nuk ishte se Lushnja ishte kundërshtar i vështirë, por blutë duket se e kanë mbivlerësuar më tepër seç duhej. Dhe për rrjedhojë nuk kanë arritur të dalin në lojën e tyre. “Për këtë humbje të papritur në Lushnjë është faji i jonë si skuadër, – ka theksuar futbollisti i bluve kryeqytetas. – Nuk ka pse të ngarkohet me përgjegjësi as trajneri dhe as drejtuesit e skuadrës. Ne nuk ishim në ditën tonë më të mirë dhe për rrjedhojë për asnjë moment nuk bëmë atë që kishim ndërtuar gjatë periudhës përgatitore.

“Pra nuk bëmë atë që kishim zhvilluar nëpër ndeshjet miqësore, – vijoi ai. – Sigurisht që ardhjet e duan një farë kohe përshtatjeje me pjesën tjetër të ekipit. Por s’ishte kjo arsyeja që çaloi Dinamo. Sepse në përgjithësi nuk ishim të gjithë mirë.” Tashmë duket se shtohen vështirësitë sepse Dinamo do të lëvizë si “çifuti në shkretëtirë” për të gjetur një stadium. Dhe për rrjedhojë një opsion, kuptohet në një përqindje shumë të madhe për të luajtur ndaj Tomorit, është kompleksi Internacional në Pezë-Helmës.

“Nëse ndodh që do të luhet në Pezë-Helmës atëherë nuk është ndonjë ndryshim i madh, sepse në përditë stërvitemi në fushën në bar sintetik, – ka thënë Imami. – Problemi më i madh është kur të luajmë në fushë të huaj, që do të jetë në fushë me bar natyral. Gjithsesi mendoj se do ta nxjerrim me sukses këtë ndeshje për të vazhduar luftën tonë drejt ngjitjes në Superiore.”

“E theksoj dhe një herë, autokritika më e mirë ndaj drejtuesve tanë dhe tifozëve për atë humbje ndaj Lushnjës është fitorja me Tomorin. Të jeni të sigurtë se po ta luajmë përsëri atë ndeshje nuk do ta zhvillojmë ashtu. Mirëpo ja që ndodh”, – ka përfunduar mesfushori i majtë i Dinamos, Eni Imami.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh