AlbanianSport.com 18.08.2015 22:55
ASNN – Një ditë para ndeshjes Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit, ekipi kroat ka mbërritur në Elbasan, ku dhe ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Stadiumin e këtij qyteti. Trajnerët e dy ekipeve, qe janë vetëm dy ndeshje larg ndeshjes së pare të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, kanë mbajtur edhe konferencën përkatëse për shtyp.
Trajneri kroat, Zoran Mamiç, teksa ka vlerësuar kapacitetet e të dy ekipeve, u shpreh se parashikon një ndeshje të vështirë. Por, pavarsisht fjalëve të mira që tha për Skënderbeun, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Zoran Mamiç pohoi se, sfida mes këtyre dy ekipeve nuk do të rezervojë asnjë surprizë.
“Përveç respektit që kemi për Skënderbeun, si ekipi “kampion” i Shqipërisë, duhet të dini që ne shkojmë për fitore në çdo ndeshje. Ndryshe nga skuadra korçare, ne kemi më shumë kualitete në ekip, të cilët do të bëjnë diferencën. Kështu që ne do të kualifikohemi pa asnjë problem”, – tha trajneri i gjigandes kroate.
“Ne kemi lojtarë cilësorë dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë në të dy takimet që të kualifikohemi”, – viji Zoran Mamiç. – Përveç respektit që kemi për kundërshtarin, në sport duhet të besosh te fitorja që ta arrish atë.” Të dy ekipet zhvilluan stërvitjen e fundit në “Elbasan Arena”, në stadiumin ku Skënderbeu do të përpiqet të prekë ëndrrën.