Gjergj Vyshka 26.12.2014 09:45
Edhe duke qenë se ishte festa e Krishtlindjeve, Dinamo ka vendosur t’i lërë pushim lojtarët e saj.
Kuptohet që të gjithë do të kthehen sot në stërvitje, në mesditë në fushën me bar artificial në ish-kompleksin Dinamo, për të vazhduar seancat deri të shtunën.
E diela do të jetë pushim dhe më pas skuadra do të kthehet në stërvitjen të hënën e të martën për të mbyllur kështu vitin 2014.
Me planet e merkatos, por dhe të stërvitjeve për vitin 2015, Dinamo pret që të ndërtojë atë ekip që do të bëjë realitet ëndrrën e tifozëve blu për ta parë skuadrën pas 3 vjetësh mungesë në Kategorinë Superiore.